Bota

Nuk ndalen flakët në Greqi, vijon beteja për shuarjen e vatrave të zjarrit

Një tjetër natë ankthi në shumë zona të Greqisë teksa vatrat e zjarrit vijojnë aktive dhe puna e zjarrfikësve vijon e pandërprerë.

Mediat vendase shkruajnë se zjarret vijojnë të shkrumbojnë sipërfaqe të tëra në zonën më të gjerë të Evros, Rodopës, Parnitës dhe Andros.

Sipas raportimeve të mediave në vend, numri i vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit ka qenë mbi 70.

Frontet më kritike të zjarrit, për momentin, ndodhen në Andros, ku flakët po favorizohen nga era, Evros dhe Rodop ku janë dërguar njoftime evakuimi.

Vendi më i vështirë është ende afër Leptokarya. Në zonë operojnë 295 zjarrfikës, 16 këmbësorë, 85 automjete, 4 avionë dhe 3 helikopterë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë