Lajme

Nuk mbyllën lojërat e fatit, procedohen penalisht tre shtetas

Tre shtetas janë proceduar penalisht, pasi vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në Lushnjë u procedua penalisht shtetasi L. H, 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në ambientet e lokalit “Bar kafe” në pronësi të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 tableta dhe 1 njësi kompjuterike.
Në Mallakastër u procedua penalisht shtetasi N. H, 45 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ju gjetën 1 tavolinë bixhozi, letra dhe chipsa që shërbejnë për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në Pogradec u procedua penalisht, shtetasi L. T, 57 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lokalin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje që shërbejnë për lotari sportive, një kompjuter, një monitor dhe një printer.
Policia bën me dije se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet antiligjor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë