Futboll

Nuk ka më dyshime, zyrtarizohet rinisja e kampionatit më 3 qershor

Ka ardhur më në fund edhe konfirmimi zyrtar nga ana e qeverisë shqiptare për rifillimin e aktiveve sportive më 3 qershor, datën e përcaktuar nga FSHF-ja për rifillimin e kampionatit të Superiores. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në daljen e saj të fundit publike, është shprehur:

“Do të lejohen nga data 1 qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit si dhe palestrat, sipas protokolleve të sigurisë”.

Të mërkurën e javës së ardhshme rikthehet futbolli në stadiumet e Shqipërisë, por pa tifozë. E para nis Superiorja, më 3 qershor, më pas Kategoria e Parë dhe e Dytë, më 7 qershor. Kështu, nuk do të ketë asnjë ankesë nga klubet, sepse verdiktet e sezonit do t’i përcaktojë fusha, “gjykatësi” më i drejtë. Sezoni pritet të mbyllet në fund të muajit korrik. Nga Superiorja kanë mbetur edhe 10 javë kampionat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë