Futboll

Nuk ka fitues në Shkodër, mbyllet barazim pa gola ndeshja Vllaznia-Kastrioti

Vllaznia nuk ka shkuar me shumë se një barazim 0-0 ndaj Kastriotit. Një hap fals për kuqeblutë që nuk ia dalin të marrin pikë të plota në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”.

Shkodranët u hodhën në sulm që në fillim, duke ia dalë ta çajnë mbrojtjen e organizuar të Kastriotit. Imeri ishte ai që provoi i pari, por Hidi i pengoi golin kuqebluve. Më pas Haris Dilaver kishte mundësinë më të mirë për të shënuar, por pak metra me portën u ndal nga portieri i krutanëve.

Nervozizmi për mungesën e golave bëri të vetën në pjesën e dytë, ku ndeshja u ndërpre vazhdimisht për faulle, pa harruar këtu edhe terrenin e vështirë si pasojë e shiut dhe erës së fortë. Barazimi 0-0 deri diku ishte rezultati i duhur, me krutanët të cilët në emergjencë të plotë siguruan një pikë të rëndësishme për tabelën, por edhe për moralin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë