Rend dhe Ligj

Nuk iu bind urdhrit të Policisë, arrestohet 47-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 47-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete, pas një ndjekjeje spektakolare për plot 5 kilometra në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në Golem, Kavajë, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka ikur me shpejtësi me mjetin e tij tip “Audi”, por pas ndjekjes është bllokuar dhe arrestuar te mbikalimi i Shkozetit.

Policia thotë se pas kontrollit të ushtruar u konstatua se në sediljen e pasme ndodhej një çantë krahu brenda së cilës ndodhej një pistoletë tip “TT” dhe një krehër me 7 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/184354815869280/?__xts__[0]=68.ARCjv54qqXxueqsYHiZ7zxhI77UV28EJs9uoq6zeZhe5qj28qL-v2G0w7uC77DvymzTcQsJDVfnr9OJsmceGon2pa1tEJHLQOlrYI0BnbIZH9BnsY7TVGw7PUD8_gfjmIgZXU1IysXpw2LrzvTEsA2KqgLrhqBlnukhqoyUEGXM1LxmPeTIN-y3c-eRJIyoFQyhWrXupaecH-jTsrLNJWJlUs9pqbsn2iDInfmuTR1P3kST-t-9L6BRHfyHRSE2p_uQb6Mb3e2GCuohWyiXjWtVRjWvnBVpbUV5qWm7gHODqiafc74aN2hdnikfodDgqpRKxjQPQR3Lmf3aKOd-fC4HAlgkxG5fruVja4zGz&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë