Lajme

Foto dite / “Nuk fotokopjojmë librat e pedagogëve”

Prej kohësh është shprehur shqetësimi i studentëve, mbështetur dhe nga kryeministri Edi Rama, që pedagogët duhet të ndalojnë shitjen e librave të tyre në këmbim të notës së studentëve. Kjo foto e bërë në një nga kancelaritë e Tiranës tregon se librat e profesorëve nuk lejohen të fotokopjohen, duke nënkuptuar që problemi vijon.

Jo më larg se sot kryeministri Edi Rama prezantoi Portalin e Transparencës Universitare. Ai tha se u-transparenca.al është një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë. Sipas tij, me anë të këtij portali do të krijohen mundësi dhe komunikim mes instancave të caktuara, pasi çdokush mund të shprehë opinione dhe ankesat e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë