Art dhe Kulture

Nuk është kukull, por plagjiaturë… A do i kalojë Foureira-s trofeu i Eurovision?

Këngëtarja izraelite, Netta, ulur pranë kompozitorit Doron Medalie, në konferencën për shtyp pas fitores së Festivalit Europian të Këngës 2018, 13 maj 2018. (photo credit: REUTERS/RAFAEL MARCHANTE)

Kompozitorët izraelitë të Këngës fituese të Eurovision “Toy” rrezikojnë padi për plagjiaturë. Ata kanë marrë një letër paralajmëruese  mbi ngjashmëritë e pretenduara me këngën “Seven Nation Army” të The White Stripes. A do i hiqet çmimi këngëtares Netta Barzilai për t’i kaluar shqiptares së Qipros Eleni Foureira?

Autorët e “Toy”, këngës së performuar nga Netta Barzilai që fitoi Festivalin Europian të Këngës 2018 mund të paditen nga Universal Music Group, kështu është raportuar në mediat izraelite. Sipas raportimeve  në Keshet TV, Doron Medalie dhe Stav Beger kanë marrë një letër, dy javë më parë, nga Universal, e cila pretendon shkeljen e të drejtave të autorit, për shkak të ngjashmërisë së dukshme mes “Toy” dhe hitit “Seven Nation Army,” performuar nga “The White Stripes.Ofer Menahem, menaxheri i Barzilai-it është përgjigjur se nuk ka pasur asnjë pretendim ligjor, përveçse një letre sqarimi paraprak mbi çështjen.Ndërsa kompozitori Doron Medalie ka thënë se nuk mund të përgjigjet për shkak të natyrës ligjore të çështjes.

Netta duke çuar trofeun e Eurovision në Izrael. 

"Universal" është një nga korporatat muzikore më të mëdha në botë dhe ka pasur kontrata me një sërë muzikantësh i zraelitë. Kënga “Toy” është shpërndarë në ShBA në fund të Majit, pasi kompania muzikore amerikane Sony BMB ka nënshkruar një kontratë me kompaninë i zraelite Teddy Productions.

Në muajin mars, kritiku i muzikës Ben Shalev shkruante “Kur Barzilai këndon “I’m not your toy, stupid boy,” muzika i ngjan shumë “Seven Nation Army” nga The White Stripes. Le të shpresojmë që Jack White të mos e dëgjojë këngën përpara festivalit Eurovision. Mund të ngrejë padi”.

Sipas rregullave të Eurovision-it, kënga fituese duhet të jetë origjinale. Nëse del se Medalie dhe Beger kanë bërë plagjiaturë, Barzilai mund të skualifikohet dhe festivali i vitit që vjen mund të mos mbahet në Izrael. Ofer Menahem, menaxheri i Barzilai ka thënë më herët këtë javë se këngëtarja nuk do të komentojë mbi i ncidentin. Edhe kompania Universal ka refuzuar të komentojë publikisht çështjen

Barzilai e fitoi Festivalin e Këngës Eurovision me 529 pikë, duke lënë pas me një diferencë jo të vogël Qipron, përfaqësuar këtë vit nga këngëtarja  me orgjinë Shqiptare Eleni Foureira, e cila performoi këngën “Fuego”, në eventin muzikor të ndjekur nga afro 200 milionë shikues. Foureira mundi të renditet e dyta me 436 pikë , ndërsa vendin e tretë e zuri Austria me 342 pikë, përfaqësuar nga Cesar Sampson , i cili këndoi “Nobody But You.”

Eleni Foureria, e cila ndodhet në një tur koncertesh në Europë nuk ka komentuar rreth zërave për plagjiaturë të këngës fituese. Nuk dihet ende si do të shkojë rrjedha e ngjarjeve dhe a do të ketë padi zyrtare nga ana e kompanisë Universal apo nëse, Eurovision do u qëndrojë rregullave të deritashme. Ndërkohë organizatorët e Eurovision janë shprehur pa interes në zërat e ngritur rreth plagjiaturës së këngës “Toy”.

Netta dhe Eleni Foureira festojnë në skenën e Lisbonës, Portugali,  8 Maj  2018, pasi siguruan një vend në finalen e Festivalit Eurovision, e cila u mbajt më 12 Maj. (AP Photo/Armando Franca)
 

EBU-ja (Unioni Europian i Transmetimit) organizmi që mbikëqyr Eurovision-in, ka thënë se nuk po i kushton rëndësi lajmeve mbi akuzat e së drejtës së autorit kundër këngës fituese të Eurosong “Toy”. Ata kanë bërë të ditur se janë të zënë duke organizuar festivalin e vitin që vjen në Izrael dhe se akuzat për plagjiarizëm janë “zhurma të pabaza”.

Megjithëse deri tani janë vetëm zëra të pabazuar në fakte konkrete, ka gjasa që nëse pretendimet e kompanisë muzikore Universal vërtetohen, atëherë çmimi i parë i Eurovision hiqet Barzilai-t duke i kaluar automatikisht vendit të dytë dhe festivali i vitit të ardhshëm nuk do të mbahet në Izrael, por në Qipro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë