Futboll

‘Nuk do jetë e lehtë kundër Shqipërisë’, Fabio Kanavaro komenton duelin me Italinë: Keni lojtarë të mirë, në fushë nuk luan historia

Fabio Kanavaro ka qenë sot i ftuar si lektor në kursin e trajnerëve UEFA Pro, ku ka treguar eksperiencën e tij nga fusha në pankinë. Ish-fituesi i “Topit të Artë”, pas këtij aktiviteti iu përgjigj edhe interesit të mediave, sidomos sa i përket mendimit të tij rreth përballjes së Italisë me Shqipërinë në grupin e Euro 2024.

“Mendoj se gjithmonë ndeshja e parë e Botërorit apo Europianit është ajo më e komplikuara. Sepse vjen nga një periudhë pune dhe skuadrat nuk janë siç kanë qenë. Sigurisht të luajmë kundër Shqipërisë nuk është e lehtë, sepse keni një skuadër të fortë, të re, me një trajner të përgatitur dhe patjetër që për Italinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, tha Kanavaro i cili më pas theksoi se miqësia mes dy vendeve nuk do të ndikonte.

“Nuk është e nevojshme për miq sepse mjafton të shohësh ndeshjet kualifikuese që ka bërë Shqipëria. Është çështje respekti sepse e dimë se keni lojtarë të mirë, të gjithë luajnë jashtë vendit, kanë eksperiencë ndërkombëtare, shumë luajnë në kampionatin tone”, tha Kanavaro, duke shtuar se në fushë nuk luan historia, por luajnë futbollistët që janë shumë të përgatitur kështu që nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria të mundë Italinë.

‘Nuk ka asnjë skuadër në botë që nuk është e përgatitur dhe kështu pse ta nënvlerësojmë Shqipërinë”, tha Kanavaro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë