Lajme

Notre-Dame, dy javë më vonë. Analiza mbi dëmet ekonomike

Kanë kaluar tashmë dy javë prej zjarrit tragjik që tronditi Parisin dhe një prej simboleve të tij. Katedralja Notre-Dame u zgjua mëngjeisn e 16 prillit pas një nate të përvuajtur. Iu avit agimit pa mbrojtjen e çatisë së saj. Pa fleche të saj të mrekullueshme, e rikonstruktuar sipas stilit neogotik më 1858-59, për të zëvendësuar atë të shekullit të trembëdhjetë.

Një symbol që për qytetin e saj është shumë më shumë. Notre-Dame përkthehet në shumë shifra. Një vend që çdo vit mirëpret mbi 12 mln vizitorë. Parisi është art, histori, bukuri. Por edhe turizëm. Notre-Dame thelbi, atje ku lumi takon qytetin. Pas zjarrit katedralja nuk është më e njëjta. Mbetet për të kuptuar çfarë impaktu mund të ketë mbi turizmin parizien në vitet që do të vijnë.

Zjarri nuk përfaqëson vetëm një dëm në aspektin ekonomik që lidhet me rikonstruksionin. Na e tregojnë shifrat dhe analizat mbi flukset turistike. Katedrale, nëndhe, pasuri e kulla përfaqësonin për Parisin pikën më të madhe të interesit karshi qytetit. Vendi më i vizituar i kryeqytetit francez tërhiqte vizitorë nga çdo kontinent. Do të duhen të paktën 5 ose 6 vjetë që turistët dhe agjencitë turistike të mund të vendosin sërish Notre-Dame si destinacion për vizitat e tyre në Francë. Këtë e bëri me dije prifti i katedrales, duke konfirmuar të njëjtën periudhë kohore të paralajmëruar nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Duke mbledhur informacione që gjenden në “Enquête de fréquentation culturelle”, hartuar çdo vit nga Zyra Pariziene e Turizmit, rëndësia e Notre-Dame si pikë turistike konfirmohet nga shifrat.

Nga 2011 në 2017 Notre-Dame ka qenë përherë destinacioni më me interes dhe më i frekuentuar nga turistët në kryeqytetin francez. 13 mln e 650 mijë vizitorë në 2011, kulmi është arritur me 14 mln e 300 mijë në 2014, 12 mln në 2017. Pa humbur kurrë rekordin.
Pa Notre-Dame vizitorët e Parisit do të duhet të rrotullohen rreth një qëllimi tjetër turistik. Duke vërejtur qëndrueshmërinë në katërt vendet e para si vendi më i vizituar nga turistët për vite me radhë, nuk është e vështirë të imagjinosh që mund të jetë bazilika e Sacré-Cœur të Montmatre ajo që do të zëvendësojë përkohësisht katedralen Notre Dame.

Bazilika prej vitesh qëndron në vendin e dytë dhe shënon gjithmonë mbi 10 milionë vizitorë. Bazilika katolike do të jetë me shumë mundësi pika e parë e interesit për vizitorët në vitet e ardhshme. Ashtu siç është edhe e pamundur që muzeu i famshëm i Luvrit mund të marrë hapësirën e njëjtë që të superojë Sacro Cuore. Por ndër vite ka arritur mesatarish 10 milionë vizitorë (9 mln e 660 mijë është kulmi i arritur në 2012). Diskutim i njëjtë qëndron edhe për kullën Eiffel, një simbol tjetër i madh parizien. E kristalizuar në vendin e katërt prej 2011-ës dhe me një numër maksimal vjetor vizitorësh mbi 7 milionë, është e paimagjinueshme që të arrijë shifrat e Notre-Dame.

Edhe sikur të rritje numri i vizitorëve të Centre Pompidou e të muzeut Orsay, që prej vitesh mbajnë vendin e pestë e të gjashtë për nga numri i vizitave nga turistët, të marra sëbashku nuk do të arrinin kurrë shifrat e katëdrales së madhe.
Shifra marramendase do ti mungojnë raporteve për një kohë të gjatë. Është e vështirë të parashikosh se kur do të rihapet sërish Notre-Dame e rikonstruktuar. Në të kundërt, prej viteve të mëparshme lënë hapësirë për të rrezikuar një parashikim të parakohshëm. Me tu hapur katedralja, do të tërheqë vizitorë si asnjë mrekulli tjetër pariziene.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë