Keshilla

Noti redukton ankthin dhe stresin

Noti është aktiviteti qe ndihmon dhe forcon zemrën, pasi është një nder sportet me te pasura me lëvizje dhe teknike ndryshe nga vrapi apo çiklizmi. Noti është sporti me gjithëpërfshirës, duke bere te mundur vënien ne lëvizje te të gjithë trupit. Efektet me te dukshme janë ne qarkullimin e gjakut dhe tensionin e arterieve, sidomos për ata qe vuajnë nga tensioni i larte. Në sajë të lëvizjes të të gjitha gjymtyrëve te trupit, pas një senace noti do të ndiheshit me aktiv dhe energjik.

Sipas një studimi të kryer së fundi thuhet se noti mund të reduktojë ankthin dhe depresionin.

Studimi thotë se 3.3 milionë britanikë me ankth dhe depresion bëjnë not një herë në dy javë apo në tre javë. Por, më shumë se 400,000 prej tyre kanë arritur t’i reduktojnë vizitat te doktori thjesht duke bërë not më rregullisht.

43% e të anketuarve kanë deklaruar se noti i bën më të lumtur, ndërsa më shumë se 15% kanë thënë se ndihen më të motivuar për të nisur aktivitetet e tyre pas një senace noti.

Gjithashtu noti mban trupin në formë.  Njerëzit që notojnë humbasin shumë kalori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë