Lajme

Nota kaluese studentëve, Dekani i Universitetit të Elbasanit arrestohet për korrupsion

Policia e Elbasanit ka arrestuar Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin "Aleksandër Xhuvani", Albert Riska. Bashke me Dekanin 55 vjeçar janë arrestuar Shefja e Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi, pedagogia  Erjola Calja, tre sekserë Petrit Kodra, Admirim Kala, Adem Ngjela dhe studenti Marius Calja.

Shtatë personat akuzohen për shpërdorim detyre duke kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Policia vuri në pranga tre zyrtarët dhe katër personat e tjerë në kuadër të operacionit të koduar "Dekani" pas një hetimi disamujor.

Mënjëherë pas njoftimit të Policisë së Elbasanit ka reaguar Rektorati, i cili ka pezulluar nga detyra tre zyrtarët, deri në përfundim të hetimit dhe marrjes së një vendimi përfundimtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë