Para

Normat e interesit për kreditë konsumatore ranë sërish në gjysmën e parë të vitit

Nga Gazeta ‘Si’- Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tregun financiar pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rënia e normave të interesit ka vijuar, pavarësisht rritjeve të normës bazë.

Referuar BSH-së, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 78.38%, nga 89.22%, që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe nga 102.44% që kishte qenë në gjashtë muajt e parë të 2022-shit.

Ndërsa, për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë norma efektive mesatare u rrit në 14.21%, nga 13.62% që kishte qenë në gjashtëmujorine mëparshëm dhe 13.7% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Edhe për kartat e kreditit me limit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar u rrit në 21.17%, nga 20.38% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe nga 20.69% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Për kreditë me këste me vlerë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit ka rezultuar 24.57%, ndërsa për ato deri në 2 milionë lekë ky tregues ishte 12.95%.

Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore në dhëna në gjysmën e parë të vitit 2023 nga bankat dhe institucionet financiare jobanka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive që administrohet nga banka qendrore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë