Jete & Stil

Normaliteti: Si po hap Europa baret e kufijtë

Europa ndërmori sot një hap drejt normalitetit kur restorantet në Gjermani dhe Austri u rihapën për herë të parë në dy muaj, ndërkohë që të tjera vende lehtësuan masat e izolimit dhe hapën kufijtë.

Restorantet, kafenetë dhe kioskat në Berlin u lejuan t'u shërbejnë përsëri klientëve, për aq kohë sa respektonin distancën fizike. Qytetarët mund të ndajnë një tryezë, por duhej të mbajnë një distancë prej 1.5 metra nga njëri-tjetri.

Sipas rregullave të reja, stafi duhet të mbajë maska dhe doreza, përvec stafit të kuzhinës. Darkave gjithashtu në Gjermani rekomandohet të vishni maska, por nuk janë të detyrueshme. Bufetë janë të ndaluara.

Edhe pse mysafirët nuk janë të detyruar të bëjnë rezervime, senati i Berlinit ka këshilluar me forcë restorantet të regjjistrojnë të gjitha kontaktet e klientëve të tyre dhe t'i mbajnë ato për katër javë, në mënyrë që të mundësojnë gjurmimin në rast të një infeksioni.

Gjasat janë që restauratorët në kryeqytetin gjerman së shpejti do të lejohen të vendosin karrige përpara hyrjes pa pasur nevojë të fitojnë lejen e nevojshme, me kusht që të lënë vend për kalimtarët. Lokalet e natës mbeten të mbyllura.

Në Austri, restorantet, kafenetë, baret, kishat dhe disa muze gjithashtu u rihapën të premten, me rregulla të ngjashme për mbajtjen e maskave të fytyrës dhe distancës fizike. Vjena planifikon që aktivitetet kulturore të rifillojnë muajin tjetër, me 100 persona të lejuar në fillim, dhe 1.000 në korrik.

Vjena dhe Berlini ofrojnë një shembull për rrugën që duhet të ndjekin vendet e tjera europiane, përfshirë Francën, Italinë, Spanjës, Europën Lindore por edhe vendet e Ballkanit, të cilat njëra tani, njëra pak më vonë, po mendojnë të rihapin restorantet dhe baret.

Në Spanjë, një nga vendet më të prekura nga pandemia në kontinentin e vjetër, qeveria urdhëroi testimin e popullatës në shkallë të gjerë si një mjet kryesor në luftën kundër koronavirusit. Aj ka paralajmëruar se çdo relaksim i parakohshëm i kufizimeve mund të ketë "pasoja të mëdha", duke pasur parasysh që vetëm 5% e spanjollëve janë infektuar.

Në një intervistë me Guardian, Pedro Duque, një ish-astronaut që shërben si ministër i shkencës në Spanjë, tha se rezultatet paraprake të një studimi serologjik mbarëkombëtar të publikuara në fillim të kësaj jave do të ishin vendimtare për përgjigjen e qeverisë.

Studimi, i cili përfshiu më shumë se 60,000 njerëz, zbuloi se rreth 5% e popullsisë,rreth dy milion njerëz, e kanë kaluar koronavirusin. Ai gjithashtu tregoi se 33% e atyre që kishin kapur virusin nuk kishin shfaqur ndonjë simptomë.

"Ne mendojmë se testi i imunitetit që kemi kryer është më i mira që është bërë kudo në botë deri më tani. Përfundimi më i rëndësishëm që kemi arritur është se është jetike të vazhdojmë të veprojmë me shumë kujdes, kur bëhet fjalë për këtë virus. Ende ka shumë njerëz që nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit, "tha ai.

Ndërkohë që numri i të infektuarëve nga koronavirusi, zvogëlohet, udhëtimi nëpër kufijtë e kontinentit po bëhet gradualisht më i lehtë. Të Premten, Sllovenia shpalli fundin e epidemisë në vendin e saj, Qytetarët e BE tani mund të lëvizin lirshëm brenda unionin, por kufiri nuk është hapur ende për vendet e treta si Shqipëria.

Gjermania ishte e para që tërhoqi urdhrin për vendosjen në karantine dy-javore për pasagjerët që vijnë nga shtetet e tjera të BE-së. Britania, Islanda, Norvegjia, Lihtenshtajni dhe Zvicra janë të përfshira në marrëveshjen e re.

Organi këshillues i shëndetit publik të Gjermanisë, Instituti Robert Koch, tha se do të monitorojë vendet e tjera edhe më nga afër, në mënyrë që të jenë të vetëdijshëm për zonat e rrezikut. Shkalla e

 Hapja e kufijve ka ardhur për të bërë të mundur që qytetarët e BE-së do të lejohen të fluturojnë jashtë vendit këtë verë me pushime. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, do të zhvillojë bisedime të hënën me homologët europianë nga destinacionet e njohura turistike përfshirë Spanjën, Italinë dhe Greqinë.

Qeveria e Italisë miratoi sot një dekret i cili do të lejojë udhëtimin drejt dhe jashtë vendit nga 3 qershori. Ky është një zhvillim i madh për italianët, të cilët jetojnë prej muajsh nën një prej bllokimeve më të ashpra në botë.

Qeveria do të lejojë udhëtimin nëpër të gjithë vendin, duke iu dhënë mundësi shumë italianëve të lëvizin në shtëpitë e pushimit buzë detit. Disa rajone kanë kërkuar një rikthim më të shpejtë në normalitet, por Kryeministri Giuseppe Conte ka insistuar për në një rikthim gradual në për të parandaluar një valë të dytë të epidemisë.

Më shumë se 31.600 italianë kanë vdekur nga Covid-19 që nga 21 shkurt, bilanci i tretë më i rëndë në botë pas asaj Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Në përpjekje për të frenuar epideminë, Italia ishte vendi i parë europian që vendosi kufizime mbarëkombëtare në mars, duke lehtësuar disa masa në 4 maj, kur lejoi të rihapeshin fabrikat dhe parqet.

Dyqanet do të hapen më 18 maj dhe qeveria vendosi që të gjitha lëvizjet brenda rajoneve duhet të lejohen, në mënyrë që njerëzit do të jenë në gjendje të vizitojnë miqtë apo familjarërt.

Rajonet mund të rihapin të gjithë sektorët e ekonomisë, për sa kohë që ndiqen protokollet e sigurisë. Autoritetet e shëndetit kombëtar do të monitorojnë situatën për t'u siguruar që epidemia do të mbahet nën kontroll.

Dyqanet dhe restorantet në të gjithë vendin fqinj po përgatiten të rihapen nën rregulla të rrepta të distancimit shoqëror dhe higjenës, siç rekomandohet nga autoritetet shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë