Flamur Noka është zyrtarisht i shkarkuar nga detyra e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë nga Partia Demokratike. Në vend të tij, PD ka emëruar Ferdinand Xhaferajn.
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla njoftoi të enjten në Kuvend votimin e Xhaferajt si zv/kryetar në Komisionin e Sigurisë.
Deputeti Flamur Noka u shkarkua këtë të hënë me propozim të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Ky i fundit njoftoi gjithashtu se masa ndaj Nokes ishte edhe një paralajmërim për këtë të fundit për ta përjashtuar edhe nga grupi parlamentar i PD-së.
Arsyeja e këtij vendimi lidhet me një debat mes Nokës dhe Bashës në mbledhjen e do ditëve më parë të kryesisë së grupit parlamentar lidhur me konceptin e ”llumit”, ku Noka e akuzoi se me kete epitet kishte etiketuar elektoratin ndërsa Basha sqaroi se me llum ai kishte nënkuptuar një pjesë të ish-qeverisë Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.