Politike

Noka: Rama shpalli veten të pafajshëm dhe të tjerët të krimbur (Nuk komenton komisionin e posacëm)

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Flamur Noka, gjatë takimit me demokratët e Bulqizës, komentoi fjalën e kryeministrit Edi Rama para deputetëve dhe ministrave  

“Sërish edhe sot e shpalli veten të pafajshëm, dhe se gjithë të tjerët janë të krimbur e të infektuar. Po pse si qenka qeverisja. Që ti drejton, po të tjerët mbajnë përgjegjësi. Po si qenka qeverisja, që s’paske përgjegjësi ti për hajdutërinë, për vartësit, për ata që ti ke zgjedhur të ndash pushtet me ta. Dhe kjo punë qenka vetëm e drejtësisë.

Pallavra. Orë të tëra, fjalim si i paraardhësve në plenume ku gjendeshin e shpalleshin armiqtë e rinj”, tha Noka. Megjithatë, Noka nuk preku gjatë fjalës së tij kërkesën zyrtare të Ramës drejtuar tyre për ngritjen e një komisioni të posacem parlamentar


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë