Ne rrjet

Nobelisti francez: Kina gaboi, krijoi virusin duke tentuar vaksinën anti-HIV

"Bashkë me kolegun Jean-Claude Perez, kemi analizuar me shumë kujdes përshkrimet për gjenomin e këtij virusi Rna. Nuk jemi ne të parët, sigurisht. Një grup shkencëtarësh indianë është përpjekur të publikojë një studim, që tregon se ky virus ka brenda gjenomit të tij sekuenca të një virusi tjetër, që është ai i HIV-1. Grupi indian e ka lënë të hapur diskutimin, por e vërteta shkencore del gjithmonë. Sekuencat e HIV-1 janë futur në gjenomin e koronavirusit për të tentuar vaksinën”. Janë këto fjalët e fituesit të çmimit “Nobel” për mjekësi, Luc Montagnier, në intervistën për “Cnews” me doktor Jean-Francois Lemoine.

"Natyra nuk pranon asnjë manipulim molekular, - vazhdon biologu dhe virologu i njohur francez. – Do t’i eleminojë këto ndryshime jonatyrore dhe edhe pse nuk po bëhet asgjë, gjërat do të ndryshojnë, por për fat të keq pasi shumë njerëz të kenë humbur jetën. Me ndihmën e valëve interferuese, mund t’i eleminojmë këto sekuenca dhe për rrjedhojë të ndalojmë pandeminë, por do të duhen shumë mjete në dispozicion”.

Nobelisti Montagnier gjatë intervistës. Gazeta Si, 21 prill 2020

Montagnier i qëndron tezës se Kina ka gabuar: "Historia e markatës së peshkut është vetëm një legjendë e bukur. Nuk është e mundur që të jetë vetëm një virus i transmetuar nga një lakuriq nate. Ndoshta prej lakuriqëve të natës ka nisur, por më pas është modifikuar. Ndoshta kanë dashur të bëjnë një vaksinë kundër Hiv/Aids-it, duke përdorur një koronavirus si vektor antigjenesh. Një punë shtrigash mund të themi. Sepse nuk duhet të harrojmë se jemi në botën e natyrës dhe ka ekuilibra që duhen respektuar. Natyra e eleminon sekuencën e gjenomit të koronavirusit.

Komplot? Besoj se në këtë rast është qeveria e Pekinit që ka feshur gjërat, por e vërteta do të dalë në dritë, siç e thashë. Por 'errare humanum est' (të gabosh është njerëzore) dhe nuk është momenti të lëshojmë akuza apo të hapim një hetim. Kina është një vend i madh dhe do të jetë e aftë të pranojë një gabim të sajin”, - ka përfunduar Montagnier.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë