Libra

Nobeli alternativ i Letërsisë shkon për shkrimtaren Condé


Alison Flood/ The Guardian – Romancierja guadalupane Maryse Condé është vlerësuar si fituesja  e çmimit të Akademisë së re në letërsi një çmim që ka qëllimin për të mbushur hendekun e lënë prej anulimit të këtij viti të Nobelit në Letërsi.Përmes një mesazhi video gjatë ceremonisë në Stokholm, Condé tha se ishte “shumë e lumtur dhe krenare” që fitonte këtë çmim. “Por ju lutem, më lejoni ta ndaj me familjen, miqtë dhe popullin e Guadalupës, që do të emocionohen duke më parë ta marr këtë çmim”, ka thënë ajo. “Ne jemi një vend shumë i vogël, i përmendur vetëm kur ka uragane apo tërmete. Tani jemi të lumtur se po njihemi për diçka tjetër.”

Autorja e rreth 20 romaneve, si “Desirada”, “Segu” dhe “Të përshkosh Mangroven”, Condé është, sipas kryetares së jurisë Ann Pålsson,“një rrëfimtare e madhe” e cila “i përket letërsisë botërore”.Ajo përshkruan shkatërrimet e kolonializmit dhe kaosin post-kolonial në një gjuhë që është njëherazi e saktë dhe tronditëse,” ka thënë Pålsson. “Të vdekurit jetojnë në tregimet e saj aq pranë me të gjallët në një …botë ku gjinia, raca dhe shtresat shoqërore janë duke u kthyer vazhdimisht në yjësi të reja.”Fituesja u shpall në Bibliotekën e Stokholmit, një kontrast i madhe me shkëlqimin barok të Akademisë Suedeze. Ndryshe nga procesi sekret i jurisë së Nobelit, çmimi i Akademisë së Re përfshirë librarët të kandidonin autorë, të cilët u përzgjodhën deri në një listë më të ngushtë prej katër kandidatësh nga një votim publik, ndërsa fituesi u zgjidh nga një juri ekspertësh.

Katër finalistët e parë u tkurrën në tre pasi shkrimtari japonez Haruki Murakami u tërhoq, duke cituar dëshirën për t’u “përqendruar në shkrimet e tij, larg vëmendjes mediatike.”Murakami shpesh citohet si favorit për Nobelin.Akademia e Re, e mbështetur prej më shumë se 100 personalitetesh publike, u ngrit si përgjigje ndaj skandalit që përfshiu Akademinë Suedeze në fillim të këtij viti, kur u zbulua se bashkëshorti i një prej anëtareve të akademisë akuzohej për dhunë seksuale.Akuzat çuan në një valë dorëheqjesh të anëtarëve të Akademisë Suedeze dhe çmimi i këtij viti u anulua për shkak të besimit të tkurrur të publikut. Njeriu në qendër të skandalit u dënua nga gjykata suedeze me dy vjet burg.

Gazetarja dhe shkrimtarja greko-suedeze Alexandra Pascalidou, e cila ndihmoi në themelimin e çmimit të Akademisë së re, është shprehur se nuk ishte e vetmja që ndihej “e turpëruar dhe e frustruar” prej skandalit. “Pse duhej që këtë çmim ta paguante letërsia dhe shkrimtarët? , ka thënë aj. “Kështu nisa të telefonoja miq dhe kolegë dhe njerëz që i njihja si mjaft të çmendur për të besuar, për të pasur një vizion për të menduar se mund të ndryshojmë atë çka nuk pranojmë”.Pascalidou ka thënë se qindra librari u përfshinë në procesin e kandidimit edhe thuajse 33 mijë anëtarë të publikut votuan për çmimin. “Ishte e mrekullueshme dhe kjo tregon forcë n e përpjekjes së përbashkët. Kjo tregon se ka shumë njerëz të përkushtuar ndaj kulturës dhe letërsisë.”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë