Ka ndodhur

“Njoh fëmijët tuaj”, mashtronte të moshuarit dhe iu merrte para

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet për mashtrim. Policia thotë se i arrestuari është S. L., 60 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, dyshohet se ai iu merrte shuma të ndryshme parash, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Mashtrimi".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë