Analize

Njihuni me njeriun e Vladimir Putinit në Ballkan!

Janko Bachev është një ish-agjent i shërbimit sekret të Maqedonisë, i cili udhëheq tanimë një parti opozitare gjithnjë e më të fuqishme në vendin fqinj, falë bashkëpunimit me Moskën dhe lidhjeve të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin. Partia e tij Maqedonia e Bashkuar, është kaq e ngjashme me partinë e Putinit, sa bluza edhe e saj zyrtare është me ngjyrat e flamurit rus, vetëm se zëvendëson ariun tradicional rus me një luan.

Në zyrat e Bachev në qendër të kryeqytetit maqedonas, një pjesë e qilimit është vjetruar aty këtu, por flamuri kombëtar rus dekoron me krenari një qoshe të sallës së konferencave. Në telefonin e tij celular Bachev dëgjon vazhdimisht himnin kombëtar rus.

"Eardhmja jonë është anëtarësimi në Bashkimin Euroaziatik i Putinit, një aleancëshumë më e mirë se NATO", tha Bachev për “The Daily Beast”. Ai i pëlqen Rusia,feja ortodokse, vlerat tradicionale ruse dhe nuk shqetësohet kur kritikët e tije akuzojnë se është "agjent i Kremlinit".

Gjatë vizitës së tij të fundit në Moskë, ai përforcoi lidhjet me Dumën e shtetit ruse dhe kur u kthye në shtëpi, tundi flamurin rus në demonstratat pro-Putinit. Ai e mirëpret ndikimin e Kremlinit në Ballkan, dhe kundërshton ndikimin perëndimor. "Shkupi është plot me amerikanë dhe europianë që i bëjnë presion parlamentit tonë, por shërbimi ynë sekret nuk po i ndal”, thotë ai . "Nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta tërheqin Maqedoninë drejt NATO-s, Putini do të ndërhyjë dhe në Ballkan do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore ".

Janko Bachev

Si dy ish-agjentë, Putin dhe Bachev i ndërtuan pikëpamjet e tyre botërore bazuar në atmosferën e mbushur me frikë të Luftës së Ftohtë. E megjithatë, “lufta e ardhshme bërthamore” është pjesë e fjalimeve të tyre aktuale populiste.

"Rusia do të përdorë armët bërthamore vetëm kur të jetë e bindur se do të sulmohet nganjë agresor i mundshëm," tha Putini pak para vizitës së fundit të KëshilltaritAmerika të Sigurisë, John Bolton, në Moskë. "Nëse jemi viktima tëagresionit,  do të shkojmë në parajsë simartirë, por ata do të vdesin  pa pasur kohëas të pendohen", tha ai, duke lënë të kuptohet si gjithmonë se armiku ityre është Amerika.

Putin krijoi Bashkimin Euroaziatik shtatë vjet më parë, si një alternativë ndaj aleancës së BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Në një artikull për “Izvestia” në 2011 Putin njoftoi krijimin e " një tregu kolosal”, që do të përfshijë mbi 165 milionë konsumatorë , me legjislacion të unifikuar dhe lëvizjen e lirë të kapitalit, shërbimeve dhe punës. "

Deri më tani, Putin ka bindur vetëm pesë shtete që të bashkohen: Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Armeninë. Megjithatë, Moska po punon shumë për të minuar politikën e SHBA-së për integrimin perëndimor, duke u përpjekur të rrisë fuqinë ruse në Azinë Qendrore, në Ballkan dhe Europën Lindore.

Vladimir Putin 

Ndër aleatët e presidentit Putin janë Bachev; Milorad Dodik, udhëheqësi i Republikës Srpska; Presidenti serb Aleksandar Vuçiç; dhe kreu hungarez Viktor Orban, i cili e ka bërë vendin e tij një faktor përçarës brenda Bashkimit Europian dhe të NATO-s. Ata udhëtojnë shpesh në Moskë për të marrë “bekimin” Putinit.

Këshilltari informal i Putinit, Alexander Dugin, vizitoi Shkupin në janar. Dugin është ideologu kryesor i rebelimit në Ukrainën lindore. Çdokush që është i interesuar për destabilizimin e një rajoni brenda disa javësh duhet të kërkojë Dugin, pasi ai është një ekspert.

Në "direktivën"e tij më të fundit në YouTube, Dugin deklaroi se: "Stuhitë po afrohen nënjë vend të vogël sllavo-ortodoks në Ballkan: Maqedoninë. Nëse dikush ka për qëllimtë ndezë zjarret e vjetra në Ballkan, ky është pikërisht vendi nga ku mund tëfillojnë. Ose atje ose në Bosnjën fqinje, ku situata po vlon gjithnjë e mëshumë. Rusia është tanimë e fokusuar de  EuropaLindore po bie në duart tonë. Kjo është koha për të krijuar një ligë tështeteve ortodokse, "tha Dugin.

Edhe pse ishin dëshmitarë të plagëve që pësoi Ukraina për t'u çliruar nga ndikimi i Kremlinit, ndërkohë që Bullgaria dhe Mali i Zi u bashkuan me NATO-n, fuqitë pro-ruse në Ballkan nuk kanë hequr dorë nga mbështetja për Putinin.

Vladimir Putin dhe  Aleksandar Vuçiç

Muajin e kaluar Presidenti serb Aleksandar Vuçiç udhëtoi për në Moskë për t’i kërkuar Putinit një mendim për çështjen e Kosovës. Agjenda përfshinte edhe bisedime rreth "tensioneve në rajon".

Disa parti serbe kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Rusia e Bashkuar. Milica Djurdjevic, udhëheqëse e partisë Zavetnici, thotë se "Ballkani është një prioritet politik për Moskën, tani që Mali i Zi është bashkuar me NATO-n. Sipas analistëve, Serbia po luan me “dy porta”, duke premtuar të anëtarësohet si në Bashkimin Euroaziatik ashtu dhe Bashkimin Europian, duke kërkuar para nga të dyja. Është një lojë e ndërlikuar e cila dogji udhëheqësin ukrainas Viktor Janukoviç. Nga njëra anë, Janukoviç i premtoi popullit të tij që të integrojë Ukrainën në Bashkimin Europian dhe nga ana tjetër mori 3.5 miliardë dollarë kredi nga Putini, duke injoruar protesta masive të opozitës, e cila  e akuzonte se po shiste vendin. Në vitin 2014 ai u detyrua të largohej nga vendi.

Pavarësisht nga Bachev dhe krerët e tjerë të opozitës janë duke pretenduar se Perëndimi do të fshijë historinë dhe identitetin e Maqedonisë, Athina, e cila tradicionalisht ka marrëdhënie të mira me Moskën, dëboi dy diplomatë rusë nën akuzat se ishin përpjekur të bllokonin arritjen e marrëveshje mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Por Dugin këmbëngul se këto pengesa në lojën e madhe të Rusisë janë të parëndësishme. "Grekët janë vëllezërit tanë, ne do t'i bindim ata të bashkohen me Bashkimin Euroaziatik, sapo të largohen nga Bashkimi Europian ", thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë