Njerez

Njerëzit prej kohësh vuajnë nga “trishtimi ekologjik”

Transformimet e mëdha në planetin tonë nga ndryshimi i klimës mund të kenë efekte të fuqishme edhe në emocionet tona, duke na bërë të mërzitemi për atë që po humbet.
Hidhërimi jonë vjen në shumë forma.
Ekziston trishtimi dhe trauma kur një "katastrofë natyrore" e zhvilluar me ndryshimin e klimës ju prek juve ose të afërmit tuaj. Mendoni për njerëzit në pellgun e Amazonës ose Australinë pas zjarreve katastrofike.
Një trishtim kalimtar, ndodh kur personat e dinë që gjërat ndryshojnë vazhdimisht dhe trishtohen për shkak të humbjeve të mëdha. Gama e gjërave dhe krijesave për të cilat njerëzit mërziten është e gjerë: humbja e jetës së njerëzve, të kafshëve, të bimëve, por edhe humbja e identiteteve, besimeve dhe disa herë mënyrës së jetesës.
Shumë njerëz përdorin termin "pikëllimi i klimës" për t'iu referuar një humbjeje dhe ankthi më të gjerë në lidhje me efektet e përgjithshme të ndryshimit të klimës. Shpesh vijat midis ndryshimit të klimës dhe katastrofave të tjera ekologjike bëhen të paqarta, gjë që është e kuptueshme, pasi ndryshimi i klimës ka një efekt në shumë probleme të tjera. Hidhërimi i klimës bëhet një përshkrim i një "pikëllimi ekologjik" ose "eko-ankthi" të përgjithshëm.
Për pesë vitet e fundit, ekspertet kanë hulumtuar eko-ankthin duke menduar se si ta kornizojnë atë në mënyrë konstruktive dhe kanë kuptuar se shumë njerëz vuajnë nga sindroma e “pikëllimin të klimës” dhe “eko-ankthin”.

Këto dy dukuri janë të ndërlidhura thellësisht. Trishtimi mund të shfaqet si ankth. Ekzistojnë shumë lloje ankthi, por një faktor kryesor në praktikisht të gjithë ata është një ndjenja e pasigurisë. Kur përjetojmë ankth, ne dimë diçka të një kërcënimi ose një problemi, por jo gjithçka. Ankthi lind duke ndeshur pasiguri problematike.
Me krizën e klimës, ka shumë pasiguri. Ekziston pasiguria shkencore e cila shpesh herë është e ekzagjeruar. Në ditët e sotme shumica e njerëzve e dinë që gjërat me të vërtetë po ndryshojnë me shpejtësi, por është e vështirë të dihen ndryshimet e sakta në ekosistemet përreth nesh dhe sa shpejt ato po ndodhin. Atëherë ekziston tek të gjithë pasiguria shoqërore, që lidhet si me mosmarrëveshjet ashtu edhe me zgjedhjet praktike. Pasiguria se cilat norma shoqërore duhen ndjekur krijon ankth.
Teoritë e hershme të trishtimit psikologjik të njerëzve nuk e trajtojnë apo diskutojnë pikëllimin ekologjik dhe shumë pak njerëz dinë për këtë fenomen, shumë pak njerëz e kuptojnë atë. Një shembull i njohjeve janë termat e krijuar nga studiuesit e pikëllimit William Worden dhe Thomas Attig. Worden përcaktoi se një nga përjetimet kryesore kur jemi të trishtuar është "rregullimi i ambientit ku jetoni apo edhe ndryshimi i mjedisit".
Worden dhe Attig shpesh kishin në mendje humbjen e një të dashuri, zakonisht një qenie njerëzore. Por këto përkufizime përputhen edhe me ndryshimet e planetit. Bota përreth nesh ka ndryshuar dhe po ndryshon akoma dhe ekspertët kanë thënë se ne duhet të përshtatemi në një lloj të ri të mjedisit shoqëror dhe ekologjik, me mosmarrëveshje të vazhdueshme sociale rreth politikës së klimës dhe efektet fizike të vazhdueshme të ndryshimit të klimës.

Ata kanë shpjeguar se për shumë qytetarë të klasës së mesme të kombeve të industrializuara kjo është një sfidë e thellë ekzistenciale. Bota mund të jetë shumë e brishtë dhe shumë e trishtuar njëkohësisht. Për shumë të rinj, kriza klimaterike është kriza e parë e madhe ekzistenciale me të cilën ata përballen, ndërsa për disa të tjerë klima është gjëja e fundit që mendojnë në rrjedhën e tyre me probleme.
Por, çfarë mund të bëhet?
Fatmirësisht mund të bëhet shumë, edhe pse nuk është e lehtë. Shumë njerëz tashmë janë angazhuar për të parë hidhërimin tek të tjerët, apo ta ndajnë hidhërimin me të tjerët. Ekzistojnë grupe bashkëmoshatarësh si"Good Grief" në SHBA apo seminare në Mbretërinë e Bashkuar dhe komunitete që rigjallërojnë praktikat e lashta të meditimit në Finlandë që të anashkalojnë trishtimin ekologjik. Sidoqoftë, kjo shpesh kërkon kohë dhe kërkon që të ndërtohet besimi. Këto praktika janë gjithashtu shumë më të lehta, në përgjithësi, për gratë sesa për burrat, për shkak të kushteve kulturore. Një praktikë e dobishme, e cila gjithashtu mund të bëhet vetëm, është emërtimi i emocioneve. Kjo gjë ndodh kur gjërat kanë një emër, ato mund të kuptohen më lehtë dhe përvojat rreth tyre mund të ndahen më lehtë dhe kështu janë më të thjeshta për t’u kaluar./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë