Trend

Njerëzit në TikTok po u japin çizmeve të vjetra Ugg një pamje të re duke i prerë ato

Një trend i TikTok tregon njerëz që marrin gërshërët dhe presin çizmet e famshme Ugg dhe duke u dhënë atyre një pamje krejt të re.

Në tetor 2020, përdoruesit në aplikacionin më trend për momentin filluan të ndajnë udhëzime që përfshinin heqjen e copës sipër të cizmeve copëza dhe për t'i kthyer ato në shapka.

Përdoruesit e aplikacionit u shprehën se kishin Ugg që tashmë i kishin veshur për vite me rradhë po ju vinte keq ti hidhnin kështu që filluan tip resin dhe ti mbajnë si shapka që janë mjaft të ngrohta.

Shumë shpejt videot u bënë virale dhe njerëz nga e gjtihë bota filluan ti presin nga një pjesë ku janë të qepura në kycin e këmbës.

Produkti përfundimtat i ngjan këpucëve të "Classic Ultra Mini", një lloj tjetër që Ugg lançoi në gusht 2020.

Ugg prej 140 dollarësh arrijnë në kyçin e këmbës dhe janë në dispozicion në faqen e internetit të Ugg në tre ngjyra neutrale, plus jeshile ulliri.

Që kur Ugg nxorri ​​çizmet e saj Classic Ultra Mini, të famshëm si Emily Ratajkowski, Irina Shayk, Joan Smalls dhe Kendall Jenner janë fotografuar të veshur me këtë stil.

Çizmet Ugg janë konsideruar prej kohësh një trend i përçarjes së modës. Eliza Huber, një stiliste i përshkroi ato si "të shëmtuara dhe të gjithë duan ti urrejnë" por në Shtator 2020, të dhënat nga platforma e kërkimit të modës Lyst treguan që ato po ktheheshin në stil.

Në atë kohë, Lyst vuri në dukje se "ndërsa çizmet e shëmtuara po zëvendësojnë sandalet e shëmtuara pas verës, kërkesa për çizmet UGG po rritet 24% nga java në javë". Raporti i Lyst gjithashtu deklaroi se në Shtator 2020, kishte pasur më shumë se 41,000 kërkime për Ugg dhe  Classic Ultra Mini ishte ndër stilet më të kërkuara.

Me këtë stil të ri që solli TikTok, duket se Ugg do të vazhdojnë të jenë pjesë e trendit dhe për një kohë të gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë