Futboll

Njerëzit më të admiruar në botë: Ronaldo lë pas Putinin e Trumpin

You Gov, portali britanik që mbledh një komunitet aktiv në rang botëror që tejkalon 6 milionë persona, ka përpiluar një renditje të personazheve më të admiruar në botë për vitin 2020. Mes tyre ka edhe shumë politikanë, sipërmarrës por edhe sportistë. Nuk mund të mungonin Lionel Messi e sidomos Cristiano Ronaldo. Ky i fundit, i gjashti në renditjen e përgjithshme, por i pari mes sportistëve.

https://twitter.com/YouGov/status/1309421610512920576


Cristiano Ronaldo është sportisti i parë në renditje. Pas tij vjen rivali i përjetshëm, Lionel Messi i cili është pozicionuar në vendin e njëmbëdhjetë. Edhe më pas në renditje është një legjendë e sportit, e në veçanti basketbollit: kampioni i NBA Michael Jordan, por që në disfavor ka faktin që është në inaktivitet prej kohësh.


Klasifikimin e njeriut më të admiruar në botë për 2020 e ka fituar ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama. Surprizon që në renditjen e përgjithshme ndodhen edhe liderë shumë të diskutuar si presidenti kinez Xi Jinping në vendin e tretë, Vladimir Putin në e dymbëdhjetë dhe presidenti turk Erdogan në vendin e 19-të. Presidenti amerikan Donald Trump ndodhet në vendin e 15-të, gjithsesi sipër Papa Franceskut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë