Keshilla

Njerëzit e gjatë më në rrezik nga kanceri?

Njerëzit e gjatë janë më të rrezikuar ndaj kancerit, thotë një studim i ri.

 Ekspertët theksojnë se rreziku është shumë i vogël në krahasim me njerëzit që konsumojnë duhan.

Teoria kryesore është që njerëzit e gjatë kanë më shumë qeliza që mund të kthehen në kancer.

Autori i raportit Dr Leonard Nunney tha për BBC-së se rreziku për t'u prekur nga kanceri varet nga gjatësia e një personi.

“Nëse një femër është e gjatë 178 cm, rreziku është 60 në 500 gra. Nëse është e gjatë 188 cm, atëherë rreziku rritet 67 në 500”, ka thënë autori.

Ndërsa faktorët si alkooli dhe duhani e rrisin rrezikun nga 50 me 500, në 300 me 500.

Çfarë thotë studimi?

Raporti, i publikuar nga Shoqata Britanike kundër Kancerit, thotë se për çdo rritje prej 4 cm mbi mesataren e përdorur në studimin, 175 cm për meshkuj dhe 160 cm për femrat, ka rrezik më të lartë për t'u prekur nga kanceri. Veç kësaj, ekspertët vazhdojnë të këmbëngulin tek mënyra e jetesës së një personi.

Çelësi për të shmangur sëmundjet është të jetosh shëndetshëm, thotë për BBC eksperti i studimit Georgina Hill. “Të mos konsumoni duhan dhe alkool dhe të mbani trupin në formë! Rreziku është shumë më i vogël për t'u prekur nga kanceri se i njerëzve që nuk bëjnë jetë të shëndetshme”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë