Futboll

Njeh mirë ekipin, Dinamo ia beson stolin 31-vjeçarit Olsi Uku

Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos. Klubi kryeqytetas, pas largimit të stafit italian me Morieron dhe Mikolin, ka emëruar Ukun në detyrën e trajnerit. Ai ka qenë pjesë e stafit të Dinamos sezonin e kaluar, si ndihmës i Fabricio Kamaratës, ndërkohë që ka drejtuar edhe Dinamon U-21. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Dinamos.

“Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner te Tirana. Uku është një njohje e vjetër e ekipit, pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar. Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontreli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër”, - shkruhet në njoftimin e klubit.

Uku do të debutojë nesër në stolin e Dinamos, në ndeshjen e radhës me Veleçikun në kampionat. Blutë mbajnë vendin e dytë në Grupin A dhe kanë nevojë për pikët maksimale në këtë ndeshje, pasi pretendimet e tyre janë për kthimin në Superiore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë