Vende dhe Udhetime

Një vizitë në vendlindjen e Babagjyshit

Në rajonin më verior të Finlandës, shtrihet Lapland, perla botërore e pushimeve dimërore. E njohur si Shtëpia e Babagjyshit, mijëra vizitorë dynden çdo vit drejt Lapland për të prekur dëborën e butë, për të parë Agimet Polare dhe prekur nga afër drerët e egër.

Lapland, Gazeta Si, 2019

Në këtë rajon të egër të Finlandës gjendet edhe fshati Santa Claus, i cili është edhe kryeqyteti i Lapland. Ai njihet si vendlindja zyrtare e Babagjyshit.

Lapland, Gazeta Si, 2019

Kur mbërrini në këtë qytet piktoresk, ju mikpriteni nga fryma e festave gjatë gjithë vitit. Në këtë fshat është e pamundur të mos bësh një shëtitje me slitën e babagjyshit dhe drerët e tij.

Ka më shumë drerë se njerëz në Lapland, kështu që nuk është çudi që kjo zonë është një nga më tërheqëset në botë për festat e fundvitit.

Banorët ju ofrojnë udhëtime me drerë përmes pyllit, për t’ju çuar më majat shkëmbore ku mund të shikoni plotësisht agimet polare.

Lapland, Gazeta Si, 2019

Shkenca shpjegon se kjo dukuri është shkaktuar nga erërat diellore në atmosferën tonë dhe Lapland është vendi ideal për të admiruar bukurinë e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë