Ka ndodhur

Një vit pas tërmetit, Prokuroria e Krujës regjistron procedimin për dëmet në shkollën e Thumanës

Një vit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të 2019, Prokuroria e Krujës ka regjistruar procedimin penal për shkollën e dëmtuar “Ramazan Jangozi” në Thumanë.

Mwasohet se Prokuroria tashmë ka vendosur nën hetim 10 persona, fizikë dhe juridikë, për shpërdorim detyre, falsifikimi i dokumenteve, stampave dhe formularëve me role të ndryshme si projektues, mbikëqyrës, kolaudatorë, administrator dhe funksionarë të Bashkisë  Krujë.

Kësaj dosje tashmë i mungon vetëm akt ekspertimi teknik ndërtimor, nga i cili do të çmohen edhe provat bashkë me indiciet për të konkluduar më pas me procedimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë