Futboll

Një vit pa Pelé! Futbolli pa simbolin e tij, sporti pa një nga njerëzit më të dashur në botë

Gazeta Si – Një vit më parë, më 29 dhjetor 2022, në moshën 82-vjeçare, u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë Edson Arantes Do Nashimento, i njohur në gjithë jetën si Pelé.

Miti Pelé, legjenda e futbollit brazilian dhe ndërkombëtar, më i dashuri në vendin e tij, për shumë vjet ka qenë në qendër të një rivaliteti në distancë me Maradonën për titullin e ‘Lojtarit më të mirë’ të historisë së futbollit.

Pelé, i vetmi lojtar që ka fituar tri herë Kupën e Botës dhe i pari që ka shënuar në katër edicione të ndryshme, ka luajtur gjithë jetën te Santosi, nga 1957-a në 1974-ën. Në fund të karrierës, për 3 vjet, ka provuar të ngrinte futbollin në SHBA me fanellën e Nju Jork Kozmos.

Ishte pranë kalimit në Itali, tek Interi, pasi Anxhelo Morati mbylli blerjen e tij, por presidenti i Santosit u bind nga ‘revolta’ në shesh, që shpërtheu pas lajmit se ylli brazilian do të shkonte në Europë.

Me emrin e tij, simbol i futbollit dhe sportit në përgjithësi, është lidhur mbi ta gjitha miti i fanellës me numrin 10. Gjithçka lindi në Botërorin e 1958-ës, kur drejtuesit brazilianë dërguan listën e lojtarëve në FIFA, pa treguar numrat e fanellave.

Në këtë situatë, një punonjës i federatës amerikano-jugore ndau numrat rastësisht, duke i dhënë 17-vjeçarit Pelè numrin 10. Nga ai numër nuk u nda asnjëherë dhe më të shkroi historinë e futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë