Vende dhe Udhetime

Një vend magjik për të apasionuarit e sporteve dimërore

Kur diskutohet tema e pushimeve, në përgjithësi na vjen në mendje, deti, dielli, rëra, por ka edhe nga ata që pëlqejnë motin e ftohtë. Për ata që duan të ftohtin dhe pushimet dimërore, është koha më e mirë për të shijuar disa ditë në aktivitete të ndryshme si ski apo sporte të tjera në borë.

Dikush mund të gjejë vendpushimet e skive të klasit botëror në Evropë, në malet e Francës, Zvicrës, Italisë, Austrisë, Gjermanisë dhe Suedisë. Por a e dini se ka shumë destinacione të tjera për të kaluar pushimet jashtë Europës? Kanadaja, SHBA, Japonia dhe madje edhe Zelanda e Re janë mes tyre. Nëse shikoni përtej Evropës, do të zbuloni gjithashtu se Turqia është një destinacion i përkryer për pushime dimërore.

Resorti Uludağ, resorti Kartalkaya, Kartepe, Palandöken dhe Mali Yıldız janë qendrat të skive në vend. Malet Yıldız në provincën Sivas kanë qenë mikpritës i të pasionuarve të sporteve dimërore që nga viti 2010. Edhe pse është një qendër pushimesh relativisht e re, ajo është përmirësuar në aspektin e aktiviteteve dimërore.

Vendpushimi i skive, i vendosur në malin Yıldız në veri të provincës Sivas, në një lartësi prej 2,552 metra, përbëhet nga gurë të tipit gabbro. Në pjesën e sipërme të malit, që ndodhet 58 kilometra larg qendrës së qytetit, ka bimë endemike dhe një pyll të madh, sidomos në periferi perëndimore.

Qendra është një nga vendpushimet më të rëndësishme të skive në Turqi. Ky vend përputhet me parametrat nw shpatet e skive të Federatës Ndërkombëtare të Skijimit. Për shembull në malet Yildiz do të organizohen garat kombëtare snowboard këtë fundjavë. Rreth 149 sportistë nga 12 qytete do të marrin pjesë në këtë konkurs. Duke folur për këtë konkurs, Guvernatori i Siva Salih Ayhan tha për agjencinë Anadolu tha se nënstruktura e qendrës së vendpushimit malor do të forcohet së shpejti dhe qendra do të presë më shumë konkurrent.

Ai tha se ky vend pushim është zhvilluar në një kohë shumë të shkurtër. Edhe pse deri më tani ky vend pushim ka parë vetëm 5 sezone mundësitë e saj për sportistët, të dashuruarit e skive dhe pushuesit janë vërtet të mira.

Kjo është veçanërisht një nga opsionet më të mira për festat që do të keni me familjen tuaj. Mundësitë, të tilla si akomodimi, transporti i lehtë, kafenetë e bukur dhe restorantet, janë arsyet kryesore që turistëtmund të zgjedhin këtë vend. Megjithatë, gjëja më e mirë për qendrën e skive është çmimi i saj. Kur ta krahasoni atë me shumë vendpushime të tjera të skive, do të kuptoni pse duhet ta preferoni atë për pushimet familjare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë