Keshilla

Një ushqim që nuk duhet ta hani kurrë para gjumit

Darka është vakti ku duhet të tregohet më shumë kujdes me ushqimet që konsumojmë, kjo për shkak se trupi nuk është në lëvizje dhe ushqimet janë më të vështira për t'u tretuar. Ka një ushqim që nutricionistët të këshillojnë ta shmangësh në darkë. Jo vetëm sepse nuk të lejon të bësh gjumë të qetë, por edhe sepse shton sasinë e sheqerit në trup, e cila, siç dihet, është pengesë e gjumit të mirë.

Drithëra me sheqer

Një tas i mbushur plot me drithëra dhe me qumësht para se të flesh nuk është zgjidhje e keqe, por jo shumë e rekomanduar për darkën. Nëse drithërat janë me ëmbëltues dhe shumica prej tyre janë të ngjyrosur – sheqeri mund të të ngacmojë gjatë natës, të rritë presionin e gjakut. Drithërat duhet të konsumohen në sasi të moderuar, në vend që të hani një tas drithëra, nj filxhan drithëra është më mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë