Vende dhe Udhetime

Një udhëtim imagjinar me tren brenda një hoteli

Në veri të Brukselit ndodhet një ndërtesë e bukur e vendosur pran stacionit të vjetër Schaerbeek, është një vend pushim ideal për të pasionuarit pas trenave.

Nëse planifikoni të udhëtoni për në Bruksel, duhet të dini se atje ndodhet një hotel i konceptuar në formë treni, vagonët janë të vendosur në çatinë e hotelit, i cili u jep mundësinë pushuesve që zgjedhin këtë hotel, të përjetojnë ndjesinë e udhëtimit me tren si në vitet 50.

Pronari i hotelit Nicolas Kervyns thotë se arsyeja pse vendosi të projektojë një hotel të tillë, është nga pasioni që ai ka për trenat.

“Që i vogël kam qenë i dashuruar pas trenave”.

Ai tha se mysafirët e hotelit janë kryesisht udhëtarë që duan të flenë në dhoma me mure të dekoruara si në vagonat që dikur kanë ecur binarëve të Evropës. Duke theksuar se për realizimin e projektit janë shpenzuar mbi 3,5 milionë euro, Kervyns thekson se mysafirët në hyrje mirëpriten në suitën e hotelit e cila është dekoruar sipas modelit të sportelit për shitjen e biletave të trenit.

Sipas pronarit të hotelit çdo imtësi në hotel është mbledhur dhe sjellë nga pjesë të ndryshme të botës. Kervyns shton se motivimi i tij më mi madh është kur i sheh njerëzit të mahnitur dhe të gëzuar sapo hyjnë në hotel.

‘Ecja nëpër korridore të jep ndjenjën e udhëtimit në kohë, duke ofruar ndjenjën se ndodhesh në ndonjë stacion treni në vitet 1950”, shton më tej ai.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë