Vende dhe Udhetime

Një udhëtim drejt parajsës…

Me plazhe me rërë të bardhë, shkretëtirën nëntropikale të Everglades dhe restorante me gatime tradicionale - bregdeti Paradise në Florida është me të vërtetë parajsë. Dhe nëse jeni duke kërkuar për një pushim romantik, pushime familjare ose një aventurë të mbushur me emocione, ky është vendi i përsosur.

Në bregdetin e Paradise është ndërtuar qyteti elegant i Napolit dhe pranë nodhet ishulli i bukur Marco.

Ky vend ka rreth 30 milje plazhe me rërë të bardhë duke përfshirë plazhin Naples , me atmosferën e tij të qetë dhe një skelë për të kapur imazhe mbresëlënëse. Ndërsa ishulli Marco është vendi që preferohet më shumë nga familjarë, pasi ofron vendpushime me pamje përrallore. Dhe sigurisht, një bregdet i madh do të thotë plazhe të pakontrolluara me shumë hapësirë për sportet ujore. Por në qoftë se ky aktivitet nuk është i mjaftueshëm, ka edhe më shumë se 90 fusha golfi.

Ndërkohë për ata që kërkojnë një aventurë të paharrueshme, shkretëtirën subtropikale të Everglades është një vend i trashëgimisë botërore dhe ekosistemit. Në fakt, 80 përqind e rajonit përbëhet nga parqe. Në Everglades, pushuesit mund të zgjedhin nga një sërë opsionesh të tilla turne mes kafshëve të egra ose ecje në natyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë