Lajme

Një tjetër shqiptare, sonte në Eurovision

Nëse kënga e qipriotes, së këtij viti titulluar ‘Replay”  ju solli ndërmend performancën e zjarrtë të Eleni Foureira-s vitin e kaluar,  këngëtarja e pagëzuar edhe si Shakira e Ballkanit do të jetë e ftuar speciale në finalen e Tel Avivit.   Bashkë me fitues dhe finalistë nga vitet e shkuara, Foureira do të performojë atë që organizatorët e kanë njoftuar më herë si “switch song”, kënga e ndërruar.

Kështu Conchita, i shpallur fitues me këngën “Phoenix” do të këndojë këngën “Heroes” të

Måns Zelmerlöw, përfaqësues i Suedisë më 2015-n, Måns Zelmerlöë do të këndojë “Fuego” të  Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron vitin e kaluar.

Eleni Foureira do të performojë  këngën e Verka Serduchka-s “Dancing Lasha Tumbai”, përfaqësim i Ukrainës më 2007-n.

Verka Serduchka do të këndojë këngën e Netta-s, “Toy”, fituese e Eurovision 2018, e cila e çoi këtë vit festivalin në Izrael. Dhe në fund të katërt do t’i bashkohen Gali Atari-t në skenë,  për të performuar këngën e saj fituese të 1979-s, “Hallelujah”.

Këngëtarja Eleni Foureira me origjinë nga Fieri ka zbuluar detaje të performancës së saj në Instgram,duke shkruar “Çfarë kanë të përbashkët Casa de Papel dhe Eurovision 2019”, ndërsa ka postuar një sekuencë video, ku shfaqet me një tabelë, në dorë si e ndaluar nga forcat e rendit.

Foureria ka shprehur gjithashtu mbështetje për Jonida Maliqin, e cila përfaqëson Shqipërinë në finalen e  Tel Avivit.

Megjithëse Foureira e ka pranuar publikisht origjinën e saj shqiptare e madje u kritikua nga mediat greke, për simbolin e shqiponjës, bashkë me këngëtarin shqiptar Eugent Bushpepa dhe vitin e kaluar madje mbajti koncert në sheshin “Skënderbej”, një test ADN, kryer nga Eurovision zbulon rrënjët e vërteta të Foureira-s.

Sipas faqes zyrtare të Eurovision 2019, 3 ish pjesëmarrëse kryen testin “MyHeritage DNA” për të mësuar më shumë rreth rrënjëve; ukrainasja Verka Serduchka, Eleni Foureira, dhe Emmelie de Forest, fituese e Eurovision më 2013-n.

Tre këngëtaret u bënë kështu pjesë e projektit “One Big Family”.

Eleni  Foureria u lind në Shqipëri, por emigroi drejt Greqisë me familjen në moshë të re, gjatë trazirave të 1997-s. “ Kur Eleni mësoi se ishte 68.9%  me prejardhje greke dhe nga Italia e jugut, tha se mund të qante”, shkruhet në faqen e Eurovision. “Nuk jam greke. Thjesht jam rritur atje”, ka thënë ajo. “por ndihem greke, sepse kam të njëjtën mendësi”, është shprehur këngëtarja. Ajo ka gjithashtu 29.8% prejardhje ballkanike dhe 1.3%  hebraike Ashkenazi, shkruhet në faqen e Eurovision, ku një tjetër suprizë e lidhjeve gjenetike vjen nga këngëtarja Madonna, e ftuar speciale në natën finale të Eurovision dhe Celine Dion. Dy këngëtaret ikonë të muzikës botërore janë kushërira të 12-ta.

 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë