Lajme

Një tjetër bandë shqiptarësh bie nën prangat e autoriteteve italiane.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në një provincë të Perugias janë arrestuar katër shtetas shqiptarë.

Ata ishin të papunë dhe po qëndronin ilegalisht në shtetin fqinj dhe mbi ta rëndojnë një sërë akuzash si, vjedhje, transportim i paligjshëm i armëve të zjarrit, rezistencë ndaj policisë, mbajtja e dokumentave fallco dhe mbajtja e lëndëve narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se në flagrancë janë kapur pesë persona, por dy prej tyre kanë arritur të shpetojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë