Vende dhe Udhetime

Një surprizë e madhe përpara Kullës Eifel në Paris

Një vepër arti e madhe që tregon dy duar të kapura me njëra-tjetrën në sheshin përpara Kullës Eifel në Paris është inauguruar zyrtarisht të shtunën.

Vepra e pikturuar me spraj është 600metra e gjatë dhe shtrihet përmes parkut të “Champ de Mars”. Maja e kullës ofron një pamje fantastike të kësaj vepre.

Ajo është realizuar nga artistit francez Saype, veprat e të cilit janë shfaqur në malet dhe në parqet në mbarë botën.

Vepra e tij e fundit i dedikohet organizatave që punojnë për të shpëtuar emigrantët që bllokohen në det të hapur në Mesdhe. Ajo u inaugurua të shtunën në një ceremoni ku morën pjesë kryebashkiakja r Parisit Anne Hidalgo.

Vepra në Paris shënon fillimin e një projekti trevjeçar, më anë të së cilit Saype të shfaqë punën e tij në 20 qytete të mëdha anembanë botës. Londra, Berlini, Nairobi dhe Buenos Aires do të shfaqin po ashtu imazhe të ngjashme të duart të kapura me njëra-tjetrën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë