Vende dhe Udhetime

Një shtëpi ‘flluskë’ në Porto Riko

Shtëpitë e pushimeve si flluska janë mani e re në të gjithë botën, por kjo shtëpi në Porto Riko është tjetër.
E vendosur jashtë qytetit të Ponce, turistët gjejnë shtëpinë flluskë e cila vlerësohet si një "vend ekologjik, magjik".
Shtëpia është saktësisht siç nënkupton emri. Ajo vjen me një dhomë gjumi ku turistët mund të flenë nën yje, të shikojnë zogjtë që fluturojnë lart dhe zgjohen me diellin në mëngjes. Sa për tualetin, është plotësisht jashtë dhe nuk lidhet me shtëpinë.
"Imagjinoni të flini në një dhomë flluskë, të bëni banjë në ujë të nxehtë, të rrethuar nga natyra, duke bërë një zhytje në lumë, duke shijuar pishinën private, natën duke shijuar hënën, yjet dhe gjatë ditës duke marrë vitaminën D me pamje nga lumi" thanë pronarët.


Dhoma e flluskave vjen me një shtrat mbretëror dhe perde për të siguruar privatësinë si dhe ajër të kondicionuar për t'i mbajtur mysafirët të freskët në nxehtësinë dhe lagështinë e ishullit.
Flluska është e pajisur me një kompresor për të filtruar ajrin gjatë gjithë ditës, kështu që gjithmonë mbetet ajër i freskët. Ajo gjithashtu ka një kuzhinë në ajër të hapur me pajisje themelore në mënyrë që të ftuarit të mund të bëjnë një vakt modest.
Akomodimi i flluskës gjithashtu ka një pamje të jashtëzakonshme të lumit dhe maleve përreth tij dhe, siç thonë pronarët e shtëpisë, lumi që "shkon së bashku me pronën tonë është i pastër. Mund të zhyteni dhe të laheni në disa pellgje që vetë lumi ofron".
 Në lumë dhe madje edhe në shtëpi, pronarët shënojnë, "ju do të keni mundësi të shikoni lloje të mrekullueshme kafshësh, hardhucash, flutura, zogj, ndonjëherë dëgjohen papagallët e Porto Ricos, mund të shihni lule ekzotike, disa shkurre bananesh apo dhe pemë të tjera.
Një parajsë në tokë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë