As Kosova dhe as Shqipëria nuk ja dolën mbanë që të bëhen pjesë e Botërorit që nis më 14 qershor në Rusi, por një shqiptare po.
Billboard shkruan se Era Istrefi do të këndojë himnin e këtij botërori, së bashku me Will Smith dhe këngëtarin Nicky Jam.
Ky është një rikthim i Will Smith në muzikë, pas disa shumë vitesh shkëputje. Këngas, sipas raportimeve është në studiot e produksonit të Diplos, producent amerikan që qëndron pas disa hiteve ndërkombëtare, si Lean On dhe Cold Water.
Kënga do të jetë e para që prej vitit 2005 e Will Smith, ndërkohë që Era dhe Nicky Jam janë në kulmin e karrierës së tyre muzikore.

The Guardian e cilëson këngëtaren shqiptare nga Kosova si një yll në ngjitje dhe kujton këngën BonBon, që u shndërrua në një hit në vitin 2016 në gjithë Europën.
Kënga zyrtare, ose siç njihet ndryshe Himni i Botërorit këndohet zakonisht në ceremoninë e hapjes së kampionatit dhe në atë të mbylljes. Në vitin 2014 ishte Jennifer Lopez me Pitbull që kënduan “We Are One”, ndërsa në botërorin e Afrikës së Jugut, në 2010, Shakira me këngën Waka Waka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.