Futboll

Një shqiptar do drejtojë kombëtaren e Azerbajxhanit

De Biasi i jep fund “pushimeve“ për të nisur një aventurë të re. Italiani rikthehet në krye të një përfaqësueseje futbolli. Ish-trajneri i Torinos, Modena, Udineses dhe Shqipërisë ka firmosur kontratën me Federatën Azere të Futbollit deri në 30 nëntor 2021.

Lajmin e dha vetë trajneri 64-vjeçar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.   “Sot kam firmosur kontratën që me lidh me Federatën e Azerbajxhanit deri më 30 nëntor 2021. Shumë dëshirë për të rifilluar një sfidë të madhe…”

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me kuqezinjtë, detyra e fundit e De Biasit si trajner ishte në krye të Alavesit në Spanjë, ku qëndroi vetëm pak muaj, nga 22 shtatori deri më 27 nëntor 2017.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë