Futboll

Një Shkodran për Milanin, okazion për merkaton e janarit

Pasi nuk arriti të merrte një mbrojtës qendre gjatë verës, Milani do të jetë shumë i vëmendshëm në janar, për të përfituar nga ndonjë okazion që do të ofrojë merkatoja e dimrit. Dhe një prej këtyre okazioneve mund të vijë nga Arsenali.

Sipas “todofichajes.net”, Shkodran Mustafi i ka refuzuar të gjitha propozimet e “Topçinjve” për rinovimin e kontratës, pasi ka në plan të largohet nga Londra në merkaton e dimrit. Klubi i Milanit mund të arrijë një marrëveshje me Mustafin, kontrata e të cilit me Arsenalin skadon më 30 qershor të 2021-shit, për një shifër që shkon deri në 6 milionë euro.

Mustafi, duke festuar një gol me Arsenalin. Gazeta Si, 29 tetor 2020

Mustafi ka luajtur më parë në Serinë A me Sampdorian dhe e njeh futbollin italian. Mbrojtësi me origjinë kosovare, por me pasaportë gjermane, ka përvojën e duhur, pasi ka veshur edhe fanellën e kombëtares gjermane, të Valencias në Spanjë dhe Arsenalit në Angli. Milani po e mendon seriozisht këtë variant për të shtuar alternativat në prapavijë.

Për Shkodran Mustafin ka pasur një interesim pak kohë më parë edhe nga Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, por nuk u arrit akordi mes palëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë