Libra

Një shembull nga gratë si të përdorni zemërimin tuaj

Në vitet e fundit ka pasur një shpërthim të shkrimeve të grave feministe. Ato kanë gjetur një mënyrë për të shprehur zemërimin e tyre, ndaj faktit se gratë vazhdojnë të jenë të përjashtuara në shoqëri. Ato kanë filluar të botojnë libra me shkrime që tregojnë personalitetin dhe autobiografinë e tyre. Ndërsa forma e shkrimeve të tyre zakonisht mendohet të jetë subjektive, ato kanë argumentuar se femra vazhdon të jetë e përjashtuar nga ngjarjet historike dhe kjo duhet të ndryshojë. Feminizmi po përshtatet tashmë me mençurinë konvencionale. Esetë e grave feministe të vitit 2019 thellojnë edhe më shumë analizën e rreptë për botën e femrave.
Siç thotë Rebecca Solmit në librin “Nëna e të gjitha Pyetjeve” të botuar në vitin 2017, “nuk ka përgjigje më të mirë se sa të jesh femër”.
Po në këtë vit, Rachel Cusk publikoi një libër me një grup esesh të quajtur “Coventry” i cili përfshin rreth një vit pune nga ajo. Megjithëse, është një gjigante e letërsisë botërore, nuk është e vlerësuar sa duhet. Ajo shkruan për rindërtimin e ngadaltë të çdo gjëje në botë. Ajo shkruan për atë që të tjerët e quajnë “mizori” dhe disiplinë të vetes. Ndërsa, pas kritikave të ndryshme, në grupin e librave të fundit, ajo përqafon heshtjen dhe pasivitetin.

Shkrimtarja Rachel Cusk

Në Coventry, titulli i librit të saj, Cusk shpjegon se si duhet të trajtohet një femër dhe përpos këtij fakti, autorja shpjegon se çfarë çmimi ka liria e femrës. Rebecca Solnit, e cila botoi koleksionin e eseve “Historia e kujt është kjo?” gjatë këtij viti ka qenë një shkrimtare e shkëlqyer esesh për dekada dhe është padyshim një nga shkrimtarët më të shquara feministe. Ajo ka shkruar për shumë tema, përveç politikës. Ajo është një ambientaliste, aktiviste politike, kritike arti, historiane. Një nga esetë e saj më të njohura është “Burrat më shpjegojnë gjërat” në vitin 2008, e cila i dha shkas një sërë polemikave. Në esenë fillestare të librit të saj për vitin 2019, Solnit flet për mënyrën sesi gratë janë mohuar dhe shkrimet e tyre janë reduktuar për të dalë në pah tregimet e meshkujve. Këto gra si Solinit dhe Cusk po përpiqen të marrin nën kontroll situatën, e tregimet e tyre të zgjerojnë ndikimin e grave në shoqëri.
"Të ndryshosh kush tregon historinë dhe se kush vendos, është të ndryshosh historinë se e kujt është," thotë ajo.
Tregime të reja po lindin por edhe, në mënyrë thelbësore, audienca e re e cila është më shumë pro grave. Ajo vëren se lëvizja #MeToo nuk ishte fillimi i mundësive të grave për të folur, por fillimi i mundësisë që njerëzit t’i dëgjojnë.

Shkrimtarja Jia Tolentino

Gjithashtu, kurajoja dhe qartësia e mendimit të shkrimtares irlandeze Emilie Pine është magjepsëse. Libri i saj i fundit me ese personale u cilësua nga kritikët si tepër i prekshëm dhe mund t’i bënte të gjithë njerëzit të qanin. Ajo shkruan për faktin se femrat kanë gjëra që nuk mund t’ia thonë askujt. Në një pjesë kur ajo shkruan për babanë e saj, citon “kam nevojë të shkruaj tregimin tim, ashtu si çdo femër ka”.
Fjalët e Pine janë të veçanta. Ajo është nga ato lloj femra që nuk shkuan për të fshehur mëkatet e saj, por nëpërmjet shkrimit i mëson vetes të jetojë me to.
Deri më tani koleksioni më emocionues i eseve është cilësuar “Pasqyra e Mashtrimit” të Jia Tolentino. Ajo është një 31 vjeçare me origjinë amerikano-filipine që ka punuar për webet online feministe si “The Hairpin” dhe “Jezebel”. Ajo thekon jashtëzakonisht përballjen që duhet të kenë femrat me problemet e identitetit. Sipas saj femrat duhet të njohin veten.

Samantha Irby e cila drejton blogun “Bitches Gotta Eat” dhe shkruan për veten, duke transmetuar përvojat e saj apo rastet që ka dëgjuar apo ka parë shprehet se të gjitha femrat së bashku mund të sjellin ndryshimin. Ndërkohë, të gjitha femrat shkrimtare feministe, duket se kanë përdorur zemërimin e tyre, për të shkruar libra të mrekullueshëm./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë