Sport

Një shekull më parë në Paris ishin vetëm 135 femra në Olimpiadë, në Tokio më shumë se 5000

Gazeta Si – Në Paris 1924, 100 vjet më parë, ishin 135 femra nga 3089 pjeëmarrës në total. Vetëm 4.4%, një prezencë shumë e ulët. De Coubertin e gjykonte sportin femëror “gjënë më antiestetike që sytë e njerëzve mund të shohin" dhe bojkotoi pjesëmarrjen në Athinë 1896.

Por 4 vjet më pas 22 femra rrëmbyen skenën e Lojërave Olimpike me 5 disiplina, kurse në Stokholm 1912 pati hapësirë edhe në not për femrat. Duhej pritur Amsterdam 1928 për të duartrokitur një garë atletike femërore. Pati vështirësi për kalimin e 800 metrave dhe kolonat e Herkulit për xhiron e dyfishtë në pistë ranë vetëm në Mynih ‘72.

Medalja e parë e artë për femra u arrit më 6 gusht 1936 në Berlin, falë Trebisonda Valla, e quajtur ‘Ondina’, mbretëresha e 80 pengesave.

Sot, më në fund, ka barazi. Ose pothuajse. Nga Paris 1924 te Paris 2024, ajo 4.4% e një shekulli më parë është dyfishuar, duke shkuar afër barazisë numerike në kompeticione atletë-gara. Në Tokio ishin 5498 femra pjesëmarrëse ndaj 5985 meshkujve, me shtimin e 22 gareve mikse.

Ende nuk janë parashikuar për femrat 6 kategoritë e mundjes greko-romake, ashtu si dhe programet e gjimnastikës artistike dhe boksit për femrat, respektivisht dy dhe një garë më pak. Meshkujt janë përjashtuar nga gjimnastika ritmike. Tani Lojërat Olimpike janë njësoj për të gjithë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë