Të hash një vakt të shpejtë me sanduiç në Firence, mund të të kushtojë afro 500 euro. Një dekret i ri, i cili sapo ka hyrë në fuqi ndalon ngrënien në disa rrugë dhe sheshe nga ora 12 deri 3 pasdite dhe 6 pasdite me 10 të mbrëmjes. Turistët dhe vendasit mund të gjobiten kudo, mes 150 dhe 500 euro, nëse kapen duke ngrënëduke qëndruar në trotuar apo ulur buzë tij. Afishet e shpërndara nga qyteti i Firences tregojnë se është e ndaluar që turistët të hanë çdo lloj ushqimi në trotuare apo në dyert e dyqaneve apo shtëpive në Via de’Neri, Via della Ninna, Piazzale degli Uffizi apo Piazza del Grano. Afishet, të shkruara në gjuhën italiane dhe angleze, janë shpërndarë tek bizneset vendase për t’i shfaqur në vitrinat e tyre, si lajmërim mbi ligjin e ri të sanduiçeve.

Ndalimi u vendos në rrugët dhe sheshet që rrethojnë vendet popullore të panineve si All’ Antico Vinaio, që vazhdimisht ka turistë, në radhë të gjata jashtë dere. Afishet i nxisin vizitorët “të respektojnë banorët, tregtarët dhe punonjësit në këtë rrugë.” Ky ligj vjen pasi banorët kërkuan të merreshin masa mbi vizitorët që hanë dhe lënë mbeturinat.
Presidentja e komitetit Via de ‘Neri, Roberta Pieraccioni, ka thënë për gazetën fiorentinase, “La Nazione”, se vullnetarët e Obervatorit Kombëtar për sigurinë Urbane do të patrullojnë zonën nga e enjtja në të diel, gjatë kohës së drekës, për të raportuar dhunuesit e ligjit. Pieraccioni shpreson se ky vendim do të parandalojë turistët që nuk respektojnë bizneset vendase dhe banorët.Ky vendim do të qëndrojë në fuqi deri më 6 janar, ku do të rivlerësohet për efikasitetin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.