Vende dhe Udhetime

Një recetë në Leçe! Arkitekturë e veçantë, ushqim dhe verë e parezistueshme

Italia e vjetër është një nga ato vende qytetet e të cilave shpesh janë të përshtatshme për njerëz me shije të veçanta.
Nëse pëqeni  rrënojat romake, nuk ka destinacion më të mirë se vetë Roma; nëse arti është pritshmëria juaj, nuk mund të mos shkoni në Firence për të parë galerinë e saj me famë botërore "Uffizi". Por nëse pëlqeni objektet e vjetra si kishat, atëherë drejtohuni për në qytetin e Leces në Puglia.

E quajtur "Firencia e Jugut" në sajë të arkitekturës së saj madhështore, ajo është e njohur gjithashtu si "qyteti i 100 kishave" dhe ka me të vërtetë shumë kulla kambanash.
Dhe ndërsa ky vit nuk është normal, nuk kanë munguar artistët. Disa nga vendet më të mrekullueshme në këto vende janë: Duomo, bazilika e Santa Croce, Kishat e Santa Chiara, Santa Irene dhe San Matteo.
Ju mund të merrni një leje për të hyrë në të gjitha këto, nga Pallati i Seminarit Antik në Piazza Duomo. E njohur si një biletë "LeccEcclesiae", kushton vetëm 9 euro. Në të njëjtin shesh është  edhe Katedralja e Santa Maria Assunta, e njohur gjerësisht si Duomo.
Fasada e Duomo është tipike e stilit barok: shtylla të veshura me dizenjo të veçanta, dritare të mbuluara nga ngjyra.

Brendësia, megjithëse mbresëlënëse, nuk mund të konkurrojë me madhështinë e fasadës, por ka 17 altarë, duke përfshirë një e cila është konsideruar më e bukura kushtuar Shën Françeskut të Paolas. Ka vepra arti të dalluara, mes tyre një përshkrim i "Trinisë së Shenjtë" nga Gianserio Strafella i vendosur në tavan.
Ndërtesat më të habitshme ishin kryesisht puna e tre arkitektëve,  Giuseppe Cino, Giuseppe Zimbalo dhe Emanuele Manieri  të cilët e shndërruan qytetin në një lloj "Disneyland" të shenjtë gjatë shekujve 17 dhe 18.
Por ka më shumë në Lece se sa kishat. Tre nga portat antike të gurit gëlqeror në qytet, Porta Napoli, Porta Rudiae dhe Porta San Biagio, mbeten në gjendje të mirë dhe qendra e qytetit të vjetër mbizotërohet nga kështiella e Charles V i shekullit të 16, që tani është një qendër kulturore.

Por ndoshta atraksioni më i shquar është teatri romak në Piazza Sant'Oronzo.

E ngritur gjatë sundimit të Perandorit Hadrian në shekullin e 2 pas Krishtit, ajo humbi për qindra vjet pasi u ndërtua. Ajo u rizbulua vetëm në vitin 1929 kur punëtorët e ndërtimit u ndeshën me të, ndërsa gërmonin themelet për një ndërtesë të re. Lecce gjithashtu ofron një mundësi të përsosur për të ngrënë, si Puglian.
Dhe kjo do të thotë marrjen e ushqimit nga kuzhina lokale e njohur si "cucina povera", ose ushqim fshatar.

Për një përvojë autentike të "cucina povera" në Lecce, provoni restorantin Le Zie Trattoria. Le Zie përkthehet si 'Hallat' dhe në kuzhinë punojnë vetëm gra dhe ushqimi klasik është mishi i kalit me salcë pikante. 

Vera lokale është gjithashtu e mrekullueshme.
Një prej tyre e quajtur "Primitivo" e bërë nga një rrush që njihet si "Zinfandel". Një hotel i mrekullueshëm i vogël rreth 12 minuta me makinë nga Lecce është Masseria Trapana. Ky hotel është konsideruar dhe një vend i përsosur për të qëndruar ndërsa jeni duke zbuluar hijeshitë e ushqimit, verës dhe arkitekturës së Lecce.

Burimi:Daily Mail. Përktheu:Gazeta"Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë