Vende dhe Udhetime

Një pushim i shkurtër në rrugët e Venecias? 500 euro gjobë

Nëse keni vendosur të bëni udhëtimin e radhës në qytetin e shtetit fqinj, Itali, duhet të keni parasysh që edhe nëse jeni të lodhur dhe keni nevojë për ndonjë pushim të shkurtër në rrugët e qytetit, mos e bëni, pasi kjo do t’ju kushtojë shtrenjtë. Turistët në Venecia mund të përballen me një gjobë deri në 500 euro nëse ulën në rrugët e qytetit. Autoritetet e vendit po propozojnë që personat që kapen të shtrirë në dysheme të gjobiten  me një vlerë nga 50 deri në 500 euro.

Zonat e ndaluara në këtë qytet janë: në shkallët e monumenteve pranë ndërtesave, si dhe në zonën rreth Sheshit të Shën Markut.

Rregullorja e re e prezantuar nga kryebashkiaku Luigi Brugnaro, do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm nëse votohet në mbledhjen e këshillit.

Por Marco Gasparinetti, i cili kryeson grupin e banorëve të grupit Aprile 25, tha për Guardian: "Ka një listë kaq të gjatë të gjërave që janë të ndaluara në  Venecia, sa që nuk ka ngelur asgjë  që mund të bëni”.

Por jo vetëm, në Venecia ëhstë e ndaluar të hahet në rrugë, të dalësh i dehur, ose të zhytesh në kanalet e famshme të qytetit.

Vitin e kaluar u ndalua hapja e hoteleve të reja dhe restoranteve të ushqimit të shpejtë, një përpjekje kjo për të kapur sa më shumë turistë që hanin në rrugë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë