Vende dhe Udhetime

Një pallat i mbuluar i gjithi me ar

Tavani i një pallati në Ermiratet e Bashkuara është mbuluar i gjithi me ar. Një pallat në Abu Dhabi thuhet se është më i shtrenjti që kur ai është ndërtuar në vitin 2005.

Korridoret, dhomat dhe lobet e tij përmbajnë më shumë se 1,000 llambadarë Swarovski, të cilat ndriçojnë tavanet e arta të pallatit.

Por më shumë se një dekadë pas hapjes së tij të madhe, bukuria këtij pallati nuk është zbehur asnjëherë të vetme, duke e bërë kështu një nga pikat më tërheqëse për turistët.

Manoj Kuriakose, inxhinier nga Kerala, kujdeset për bukurinë e këtij pallati.

Kuriakose dhe skuadra e tij punojnë në mirëmbajtjen e tavanit të zbukuruar prej 2,000 metrash katror me arin 22 karatësh.

Inxhienrei thotë se ari në fletet e tavanit zakonisht zgjasin 4 deri në 5 vjet, dhe për këtë arsye ata janë detyruar ta zëvendësojnë një herë në 4 vite.

Rreth 50 gjethe ari janë të nevojshme për të mbuluar një metër katror të tavanit.
Kuriakose zëvendëson rreth katër deri në gjashtë metra katror ari në ditë. Pallati nuk do të komentojë mbi kostot e sakta, por bazuar në llogaritjet e bëra nga CNN, shpenzon rreth 130,000 dollarë në fletë ari çdo vit.

"Kudo që të shikoni në këtë pallat, mund të shihni fletën e arit dhe fletën e argjendtë", thotë Kuriakose.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë