Trend

Një paketë 40 USD, Australia me çmimin më të lartë të cigareve

Nëse jeni duhanpirës dhe vendosni të për ndonjë udhëtim për në Australi është mirë të rishikoni edhe një herë planin tuaj. Pasi për të marrë një paketë cigare në ditë nuk do të jetë aq e lehtë në këtë vend. Çmimet e cigareve në Australi janë dyfishuar që nga viti 2008 deri më sot dhe janë më të shtrenjta se kudo tjetër në botë.

Një pako cigare ‘Marlboro’, për shembull, në këtë vend kushton 27 dollarë, në Britani të Madhe kushton 16.67 dollarë australianë, SHBA 9,51 dollarë dhe në Vietnam 1.47 dollarë. Një familje mesatare në Australi shpenzon më shumë për duhan se sa për pushime, mjete motorike, ushqim, energji elektrike, telefon dhe internet. Kjo është hera e dy për këtë vit që rritet çmimi i cigareve në Australi.

Një paketë me 25 cigareve në këtë vend është shtrenjtuar nga 25 në 28,25 deri 33,90 dollarë.

Kjo do të thotë se mesatarisht një australian që pi një pako cigare në ditë, për një muaj do të duhet të ndajë rreth 922 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë