Keshilla

Një mijë përfitime brenda një fruti të thatë, lufton kancerin e plakjen

Frutat e thata veçse të shijshme janë të pasura me vlera ushqyese, vitamina e minerale mjaft të dobishme për organizmin. Veç të tjerave arra njihet si mbreti i frutave të thata.

Sipas studimit, arra është e mirë për zemrën në saje të përqendrimit të lartë të yndyrës Omega 3, që redukton nivelin e kolesterolit në gjak.

Ekspertët janë duke i dhënë shumë rëndësi konsumit të arrave për shkak të përfitimeve të mëdhe shëndetësore siç janë trajtimi i disa llojeve të kancerit.

Një kurë për kancerin? 
Edhe pse ka pasur shumë dilema mes ekspertëve të mjekësisë, besohet se arra e zezë është një kurë potenciale e kancerit, për arsye se vret “parazitin” përgjegjës për shkaktimin e sëmundjes. Shkencëtarët në Spanjë së fundmi kanë zbuluar se arra e ulë rrezikun e vdekjes nga kanceri për 40 për qind dhe nga sëmundjet kardiovaskulare për të paktën 55 për qind.

Lufton plakjen
Studimet e fundit kanë treguar se konsumi i arrave, parandalon plakjen tek femrat e gjithashtu parandalon dëmtimet fizike që vinë me pleqërinë.

Përmirësimi i shëndetit të zemrës
Arrat e papërpunuara janë një aleat i pazëvendësueshëm i zemrës. Ajo janë të pasura me sasi të konsideruar të polifenoleve, komponime këto të cilat mendohet se luajnë një rol tejet të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Arrat gjithashtu kontribojnë duke ulur nivelet e kolesterolit në gjak, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe parandalimin e inflamacionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë