Politike

“Një marrëveshje për të vrarë reformën në drejtësi”, Yuri Kim: Shpresoj të mos jetë e vërtetë…

"Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte, por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë…”, shkruan Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim

Ambasadorja amerikane ka intensifikuar takimet me faktorët kryesorë në vend. Dy ditë radhazi ajo ka qënë në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa ka paralajmëruar se do të zhvillojë një takim së afërmi edhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Në një postim më herët në Tëitter, ambasadorja amerikane kërkoi progres në reformën në drejtësi, për të cilën thotë se duhet të përshpejtohet hap pas hapi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë