Trend

Një këndvështrim tjetër për Shën Valentinin

Nga Vidal N. Wachuku - Tullumbace prej zemre në ajër, çifte të lumtura për dhuratën që do t’i japin njëri-tjetrit. Çdo gjë është e bukur për ditën e të dashuruarve. Pako me trëndafila dhe çokollata sot stolisin tavolinat në shtëpinë e çdo çifti. Gjithashtu, meshkujt e dinë që diamantet janë miqtë më të mirë të një femre dhe nuk mund të mungojë një dhuratë e tillë sot për të dashurat e tyre. Të gjithë janë gati për të kaluar një Shën Valentin të përsosur. Restorantet, qytetet gjithashtu janë të zbukuruara sa që duket se kjo festë ka “përpirë” çdo vend.
Në të gjithë botën, njerëzit e konsiderojnë ditën e Shën Valentinit, një kohë për të festuar, atë që quhet dashuri në çdo formë. Në Filipine tashmë është bërë traditë që mijëra çifte marrin pjese në një eveniment ku fiton puthja më e gjatë, një ndër ngjarjet më të mëdha në botë. Por, ndërsa të gjithë duken të lumtura nën mantelin e ngjyrës së kuqe e cila përfaqëson gjithashtu, këtë festë, ka një anë tjetër të pa thënë për ditën e të dashuruarve.

Vidal. N. Vachuku

Në fakt dita e Shën Valntinit është një industri multi milion dollarëshe. Industria e kartolinave Greetin Card ka treguar se rreth 190 milion kartolina dërgohen çdo vit për ditën e të dashuruarve, duke përjashtuar qindra miliona të tjera, që shkëmbejnë adoleshentët nëpër shkolla midis tyre. Gjithashtu, kjo ditë është një “festival parash” edhe për shitësit e luleve të cilët transportojnë rreth 195 milionë trëndafila çdo vit për ditën e të dashuruarve. Sipas një sondazhi të fundit nga Bankrate.com shpenzimi mesatar për këtë ditë është rreth 200 dollarë.
Një tjetër fakt i pa thënë për Shën Valentinin është se prej shumë kohësh kjo ditë është pushim dhe jo vetëm për të promovuar dashurinë e përjetshme, por edhe një mundësi e mirë për të qëndruar vetëm me partnerin. Në realitet dhuratat dhe trëndafilat nuk janë shumë të rëndësishme, por këto simbole janë thjesht një traditë që ende nuk është e vërtetuar se kur dhe kush e ka krijuar. E vërteta është se dita e të dashuruarve, duhet të njihet si dita ndërkombëtare prezervativëve, pasi shitjet e këtij produkti janë tepër të larta në këtë ditë.
Një prodhues i tyre ka raportuar se shitjet me pakicë rriten 25 deri në 30 % për çdo vit. Nga ana tjetër efektet e kësaj ditë vazhdon edhe në javën e dytë ose të tretë të marsit kur shpenzimet e të dashuruarve kthehen në shpenzime për shtatzënitë.
Një simbol i zakonshëm i kësaj dite është edhe Kupidi, shpesh i përfytyruar si një foshnjë me krahë që gjuan shigjeta për t'i bërë njerëzit të bien në dashuri, por sipas autorit Jack Santino ky simbol tashmë është kthyer një shenjë për bashkëveprimin seksual midis një çifti.

Shumica e çifteve në epokën moderne kanë një koncept të gabuar për dashurinë. Ata i përkushtohen një dite të vetme duke përdorur aftësitë e tyre letrare, imagjinatën e tyre për dhurata, por nëse nuk do të ishte kjo ditë tradicionale, të gjithë nuk do ishin të interesuar për simbolet por vetëm për marrëdhëniet seksuale.
Dashuria në ditët e sotme është kthyer një fenomen tejet fizik, ku të gjithë presin për këtë datë që të marrin diçka nga partnerët e tyre, qoftë kjo dhe marrëdhëniet seksuale. Njerëzit tashmë janë të fokusuar tek të gjitha format e epshit.
Në të vërtetë dashuria është altruiste. Ajo nuk është e fokusuar në shkëmbimin e diçkaje, por në mirëqenien e atyre që duam vërtetë. Dashuria e vërtetë nuk mund të shprehet një herë në vit si pjesë e një festimi tradicional, apo pjesë e një dite të lirë për të kryer marrëdhënie seksuale. Përkundrazi, dashuria e vërtetë është e përqendruar në motivin dhe ndihmën që i japim personit qe duam.
*Vidal N. Wachuku, drejtues në kishën “The Restored Church of God” dhe autor i shkrimeve të ndryshme sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë