Bota

Një kanal dhe dy qytete të reja. Projekti “Canal Istanbul” do të nisë në fund të qershorit

Ndërtimi i kanalit miliarda dollarësh në Stamboll do të nisë në fund të muajit qershor. Projekti "i  çmendur" i Presidentit turk Recep Erdogan erdhi pas një periudhe të keqe për të.

"Canal Istanbul" parashikohet të rrisë ndikim gjeografik dhe strategjik të Stambollit.

Presidenti turk tregoi se krahë kanalit do të ndërtohen dy qytete të reja dhe gjashtë ura.

"Shumë njerëzve nuk u pëlqen, por në do të vazhdojmë," shtoi Erdogan.

Kanali 45 kilometra i gjatë do të zhvillohet në anën europiane të Turqisë, do të  lidhë Detin e Zi në veri të Stambollit me detin Marmara në jug. Mendohet se aty do të kalojnë rreth 160 anije tregtare tranzit në ditë dhe projekti do të kushtojë75 miliardë lira ose 9.2 miliardë dollarë.

Qeveria thotë se do të lehtësojë trafikun në ngushticën e Bosforit dhe do të parandalojë aksidentet, por kritikët kanë thënë se do të shkaktojë kërdi mjedisore dhe do të ndotë burimet e ujërave të ëmbla.

Erdogan ka vënë në fokus faktin që projekti do të kryhet edhe nëse nuk pëlqehet.

Burimi: Hurryet Daily News/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë