Analize

Erdogan do të ndërtojë një Bosfor të dytë në Stamboll

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është bërë gjithnjë e më i  njohur për projektet infrastrukturore miliarda dollarëshe, duke prezantuar megaprojekte si zgjerimi i vazhdueshëm i rrjetit hekurudhor dhe ndërtimin e një aeroporti të ri jashtë Stambollit. Ai dhe partia e tij drejtuese AKP, pretendojnë se po nxisin zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune. Shumë aktivistë në Turqi kanë kundërshtuar prej kohësh projektet e Erdoganit për shkak të kostove të larta sociale dhe mjedisore, por nuk kanë pasur pak sukses në ndalimin e tyre.

Erdogan ka prezantuar tanimë "projektin e tij më të çmendur”, gërmimin e një kanali gjigant 45 kilometra të gjatë në anën perëndimore të Stambollit për të lidhur Detin e Zi me Detin e Marmara, duke e cilësuar si një Bosfor të dytë.

Kritikët argumentojnë se kanali masiv do të ketë ndikime shkatërrimtare në mjedis dhe në peizazhin urban të qytetit. Një nga kundërshtarët më të mëdhenj të projektit është kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, një yll në ngritje i Partisë Republikane Popullore CHP. Erdogan fillimisht e hodhi idenë e ndërtimit të Kanalit të Stambollit në vitin 2011, kur ai ishte kryeministër. Ky projekt ishte edhe pjesë e fushatës së tij presidenciale për vitin 2018, duke premtuar se kanali do të përfundojë në vitin 2023, fiks në kohë për zgjedhjet presidenciale.

Përkrahësit e kanalit argumentojnë se ai do të rrisë trafikun detar nëpër Stamboll, duke rritur tregtinë dhe duke lehtësuar bllokimet në ngushticën e Bosforit, ku anijet shpesh presin për ditë me radhë për të hyrë. Për më tepër, edhe pse Turqisë i është e ndaluar nga Konventa e Montreux e vitit 1936 të tarifojë anijet tregtare që përdorin Bosforin, por kanali i ri nuk do t'i nënshtrohej këtyre kufizimeve dhe do të mund të gjeneronte të ardhura për qeverinë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se qeveria turke nuk po planifikon asgjë më pak se krijimi i një Bosfori të dytë, një kopje e ngushticës që do të ndërtohet paralelisht me ngushticën aktuale, ku pritet të lejohen madje edhe anijet ushtarake.

Një muaj më parë, Erdogan njoftoi se së shpejti do të fillojë tenderi për ndërtimin e kanalit.

Zyrtarisht, ndërtimi i kanalit do të kushtojë rreth 11.5 miliardë euro, por ekspertët presin që kostot për kanalin e ri të jenë shumë më të larta.

Por problemet me kanalin e ri sipas ekspertëve janë të mëdha. Ambientalistët thonë se kanali do të bëjë kërdinë në mjedis dhe në habitatet e afërta detare. Ai do të ndryshojë rrjedhën e rrymave nënujore, do të ndryshojë temperaturat e ujit dhe nivelin e kripës në Detin e Zi.

“Projekti mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në mjedis”, thotë eksperti Doganay Tolunay nga Universiteti i Stambollit. Kanali do të konsumojë burime të rëndësishme ujore sepse rezervat ujore të Stambollit dhe rrezikon ekosistemin kompleks të rajonit. Peizazhet në veri të qytetit, ky gjenden pyjeve të mbrojtura, përrenj dhe kullota që janë të rëndësishme për ekosistemin dhe janë shtëpia e qindra llojeve të bimëve dhe kafshëve, do të jenë më të prekurat", paralajmëron Tolunay. Një shqetësim serioz janë edhe pasojat ekonomike, pasi peshkatarët në Detin e Zi dhe fermerët do të duhet të largohen nga rajoni," tha ai.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ndërtimi i kanalit pritet të përkeqësojë rrezikun e dridhjeve sizmike. Kritikët paralajmërojnë se kanali mund të ketë një ndikim negativ në linjat tektonike që janë thellë nën tokën e Stambollit, siç është rritja e rrezikut nga tërmetet.

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave, megjithatë, nuk pajtohet, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje midis rreziqeve të tërmetit dhe ndërtimit të kanalit. Por deklarata ka bërë pak për të bindur shumë banorë të qytetit.

Frika e tyre është rritur edhe më shumë nga Imamoglu. Ai pretendon se po krijohet një lloj ishulli midis kanalit të ri dhe Bosforit, me 8 milion njerëz "të bllokuar" në një zonë të prirur për t’u goditur nga tërmetet. Muajin e kaluar, një tërmet në Elazig  në lindje të Turqisë, vrau dhjetëra njerëz kështu që publiku turk është shumë i vetëdijshëm se rreziqe të tilla mund të jenë më katastrofale për qytetin e Stambollit dhe 15 milion banorët e tij. Aktivistët e opozitës kanë ngritur këto shqetësime për vite me radhë, por kauza e tyre u rrit kur Imamioglu mbajti një konferencë shtypi një orë në dhjetor, ku sulmoi ashpër projektin, duke e quajtur  një "tradhti" ndaj Stambollit.

"Projektit i mungon racionaliteti ekonomik," thotë ekonomisti Mustafa Sönmez, duke shtuar se Bosfori tashmë garanton kushte të mira për transportin detar.

Kryebashkiaku i Stambollit gjithashtu kritikon faktin se parcelat e tokës përgjatë kanalit tashmë janë shitur për investitorët arabë, përfshirë anëtarët e familjeve mbretërore.

“Nëse këto toka do t’i ishin shitur familjes mbretërore britanike, askush nuk do të kishte ndonjë problem”, u përgjigj Erdogani.

Për vite me radhë, Erdogan e ka përshkruar projektin si "ëndrrën" e tij. "Pavarësisht nëse e pëlqejnë apo jo, Kanali i Stambollit po ndërtohet," thotë Erdogan.

"Ne nuk do t'i lejojmë njerëzit pa vizion, të cilët nuk kanë synime, nuk kanë dashuri dhe shpresë për vendin tonë, të na bindin për të bërë këtë", zotohet ai.  

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë